Kunati bën një studim për fëmijët e politikanëve shqiptarë

3 Gusht 2016, 19:46Antena TEMA

Nga meraku për të ardhmen e Lulit dhe sjelljes së shoqërisë ndaj tij, Kunati kishte porositur një studim se si sillen fëmijët e udhëheqësve shqiptarë. Meqë Luli i ka fëmijët vajza dhe Kunati i ka mbesa, është i shqetësuar se kush do ta mbrojë Lulin kur të plaket ose kur të rrjedhë.

Nga studimi dolën këto përfundime:

Nga udhëheqësit shqiptarë vetëm Doktori ka mbrojtur djalin dhe vajzën. Djalin e ka mbrojtur pasi vrau 26 vetë në Gërdec, ndërsa vajzën kur u kap me presh në duar duke kërkuar 3 milion euro për firmën e babait.

Nga ish presidentët vetëm Rexhep Taip Meidani ka pas mbajtur qen dhe të gjithë mendonin, se e kishte për t’u mbrotjru nga ndonjë sulm në rrugë. Tani edhe pse është e qartë se nga sulmet e mbron djali, përsëri nuk ka besim dhe e mban qenin.

Nga ish udhëheqësit e mëdhenj vetëm Enver Hoxhën e ka mbrojtur më shumë nusja e djalit se djemtë dhe vajza.

Nga trashëgimtarët e Monarkisë vetëm pasardhësi i Princit trashëgimtar ka ndodhur të punojë këshilltar i Presidentit të Republikës.

Nga përvoja botërore, fëmijët e mafiozëve zakonisht mbrojnë baballarët e tyre. Kështu ka ndodhur me Toto Rinan, Eskobarin etj. Në Shqipëri ndodh që mafiozët mbrojnë Prokurorët nga sulmet ndaj familjeve të tyre.

Nga përvoja botërore, kur udhëheqësit plaken, botojnë kujtime dhe njerëzit i adhurojnë për atë që kanë bërë.

Nga përvoja shqipare kur udhëheqësit plaken, nxjerrin kalamajtë në rrugë t’i mbrojnë, duke i bërë njerëzit t’i urrejnë dhe më shumë se sa kur kanë qenë në pushtet.

Por kryecilësia që ka bashkuar fëmijët e udhëheqësve kryesorë shqiptarë, është se kanë lënë fëmijë defiçentë. Zogu la një djalë që gjithë jetën bëri budallallëqe, Enveri la dy djem, që nuk dinë të bëjnë asgjë, Saliu la dy fëmijë që shitën pushtetin e babait për para, Rexhepi ka lënë një djalë, që do të bëjë para, me ish pushtetin e babait. Nga një studim i fundit rezulton se kjo dëshirë është ngjizur nga fakti se media përditë përmend si burrë të madh shteti Presidentin Rexhep Taip Erdogan, ndërkohë që dhe babai i tij e ka Rexhep Taip Mejdan. Pra për pak gjë nuk ia vlen të mos dalë në Mejdan.

2 komente në “Kunati bën një studim për fëmijët e politikanëve shqiptarë”

  1. hahaha says:

    Shqiperia vendi i cudirave – i vetequajtur princ trashegimtar punon per republiken?!

    tobestrafulla?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje