Shkencëtari Rexhep Taip zbulon arsyen pse foto me Blair turpëron Shqipërinë

7 Gusht 2016, 20:35Antena TEMA

Pas vizitës së Tony Blair në vilën e qeverisë në Dhërmi, shkencëtari Rexhep Taip, ka bërë publike rezultatet e një studimi, sipas të cilit qeveria është goditur rëndë në reputacionin e saj me këtë foto.

Ja përfundimet e studimit.

Fotografia e Tony Blair me Edi Ramën në Dhërmi ka ulur ndjeshëm popullaritetin e qeverisë. Sipas studimit të bërë nga një grup shkencëtarësh të rinj, nën drejtimin e Rexhep Taipit, kjo foto krijon shumë probleme në politikën shqiptare.

E para, që ka shumë rëndësi, ka të bëjë me faktin se në vitin 1999, kur Blair mburret se çliroi Kosovën, vendi kishte tjetër president dhe tjetër kryeministër. Fakti që Blair nuk takon ata, po shkon takon ish Ministrin e Kulturës së asaj kohe, tregon se ai i shmanget ballafaqimit me figurat historike të Shqipërisë dhe shkon tek peshat e lehta.

E dyta, ish shefi i opozitës së asaj kohe është ende shef opozite, dhe fakti që Blair nuk bën një foto me të, tregon se nuk ka ditur kurrë të njohë vlerat e këtij vendi.

E treta, vila në Dhërmi ka qenë e njohur si vila e Spiro Kolekës, i cili njihet si xhaxhai i nënës së kryeministrit, dhe kjo e kompromenton vizitën e Tony Blair, pasi ai ka vizituar praktikisht vilën e një ish komunisti.

E katërta, publikimi i fotos në shtypin perëndimor ka bërë që mijëra turistë anglezë të anullojnë rezervimet në Shqipëri dhe të refuzojnë të vijnë në këtë vend, pasi ka shkelur Tony Blair. Bile shumë prej tyre kanë vendosur të qëndrojnë në Korfuz dhe të mos e vazhdojnë më udhëtimin.

E pesta, që dhe kjo ka shumë rëndësi, në atë vilë një javë më parë ka qenë Presidenti Nishani dhe nëse Tony Blair do të vinte le të vinte kur ishte ai aty dhe kështu mund të rrinte dhe një javë më shumë, duke balancuar vizitën.

E fundit, e cila ka më shumë rëndësi se gjithçka, është se vizita e Toni Blair ka ulur shumë reputacionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Shqiptarët njihen si njerëz të ndershëm, të drejtë, bujarë, fisnikë, të pakorruptuar, paqësor dhe shumë të kulturuar dhe ata nuk mund të kenë mik një ish kryeministër që ka qeverisur tre mandate Anglinë, dhe që gruaja e tij është kapur duke blerë orë të përdorur në Ebay. Këtë turp Edi Rama nuk kishte pse ja bënte Shqipërisë .

Është kjo arsyeja që shqiptarët sipas studimit të shkencëtarit Rexhep Taip, tani e kanë të qartë që PS nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe se kjo qeveri do përfundojë me turp, si ajo e Tony Blairit pas tre mandatesh.

6 komente në “Shkencëtari Rexhep Taip zbulon arsyen pse foto me Blair turpëron Shqipërinë”

  1. Kiu says:

    C’i bini ne qafe kot mavriut? Lereni te haje edhe ai nje pjate pershesh me kos…

  2. Rudi says:

    Hajde analize prej shkencetari hajde. Po perse I publikoni keto budallalleqe ore me qafsh!

  3. Dule Xuxufi says:

    Hahaha. Rexhep Taipi shkencetar? Rexhepin e Taipit e rref gruaja sa here ben shurren jashte halese. Galloshe e perdorur shume, mjaft me me te, flisni per ndonje koqe tjeter.

  4. Ben Dibrani says:

    z. Tahipi, me lejoni t’ju sugjeroj ede nje perfundim tjeter – Edhe Tony Blair ka humbur shume pike nga kjo vizite sepse ka takuar cheffin e qeverise me te korruptuar ne planet, me kriminalen ne historine e ketij vendi dhe ka lene menjane njeriun me te paster, yllin e ndritur te partise tone qe per fat te mire eshte ne opposite qe t’ja ndreqe qefin kesaj kaste kriminale duke e kritikuar dhe duke ja shkaterruar reformen ne drejtesi. Une mendoj qe Luli nuk duhet ta prese me Tonin ehe sikur saliu te paguaje 1 milion Paund per takimin me Blair.

  5. Daluku says:

    Rudi qenke i pjerdhur.

  6. krist says:

    je shume i vertete! keto shkrime japin natyren e gjerave dhe jo vete gjerat! Ketu hyn ne loje perceptimi qe duke njohur mire fenomenin eshte me i sakte dhe me me nuanca se arsyetimi. Po te ndodhnin do te ndodhnin keshtu jo se ka ndodhur! Fundja cdo individ i lexon gjerat sipas menyres se tij une gjej me shume te verteta ne detajet e ketyre shkrimeve se shkrimet e lodhshme butafori e gjalle ku cdokush mundohet te shese kulture!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje