Përfundimisht jam e dashuruar me pushimet në bregdetin kroat. E kemi nisur me Dubrovnikun dhe po përfundojmë në Brion, Por ajo që dua të ndaj me ju është eksperienca ime e pakëndshme me një kamerier në restorant, që me siguri e kanë paguar të na survejojë.
Kur erdhi për të marrë pagesën Zeni i ofroi euro në cash, por ai nuk i pranoi.
-Duhet t’i ktheni në Kuna, tha.
Zeni u bë nervoz dhe i tha: Si ka mundësi të ndodhë kjo në një vend të Bashkimit Evropian.
-Pikërisht i tha kamerieri. E kemi detyrim të punojmë me Kuna. Ju lutem shkoni shkëmbejini dhe ejani.
-A mund të paguajmë me kartë krediti i thashë unë?
-Po tha ai.
-Atëhere i zgjata kartën e kreditit “golden” që unë mbaj me vete.
-Më falni tha ai, po ju jeni femër, kjo është në emër të një burri.
I tregova Zenin.
-Ok e kuptova tha. Ju mbani kartën e burrit tuaj. Dhe u kthye pas pak me faturën për ta firmosur.
Zeni firmosi, ai verifikoi firmën dhe iku.
Dreka nuk ishte kushedi se çfarë se 400 euro kushtoi, për shkak të verës dhe shampanjës, por vendosa ta ndaj me ju këtë histori për t’i treguar ndonjë diplomateje në Tiranë, se ne i kemi të pastra paret tona. Nuk kemi frikë nga askush dhe pushojmë në plazhet kroate duke paguar me kartë krediti, edhe pse na keni vënë spiunë nga pas që mos të pranojnë euro në cash.
Pas kësaj tha Zeni ikim në Brion. Në fakt mu kujtuan kostumet “Brion” që janë shumë të shtrenjtë dhe u ngrita me qejf, pasi mendova që do ta zgjerojmë dyqanin, veç rrobave intime edhe me kostume. Më vonë e mora vesh se bëhej fjalë për një ishull ku rrinte Tito. Por nuk u zhgënjeva. Dhe aty paguam me kartë krediti. Dhe aty kishin dërguar spiunët e tyre të mos na pranonin euro në cash. Mezi po pres të kthehem në Mal të Zi dhe Shqipëri t’i harxhoj këto pare që kemi tërhequr në cash se me siguri kanë vënë spiunë dhe në bankë kur t’i fusim prap e të na thonë: Ku i gjetët. Pff, njerëz kot. Mbasdite do lexoj ndonjë libër të Merlynit, por s’di a ka shkruar ndonjë libër tjetër veç biografisë së saj.
Mendoj se fitorja jon po troket! PD asht e vetmja force si e meriton! Mendoj per keto vajza te kulturume e boll te shqyme si jane ne krahun e Doktor Berishes , nderit te kombit! Me vijne nder mend Armina, Ciljeta, Greta Koci, Sudja, Artjola , Agim Doci e plot te tjera qe sme kujtohen , te cilat jane te gjitha damakrate e pjesa ma e mire e Shqipnise! Kete Merlinin nuk e kam njigju kurre, a thu asht motra e Jozefines???!!!! Ene kjo mbasi asht me ne asht okej! Harrova pa permen dhe Gugun, Genc Pollon, Kadrijen e naj tjeter, por na jena shume e smbahen mend te tane!
Po mer toc, karmina asht armina
Mire euro qe s’i pranojne po Zenin e pranojne, po se pranuan ndroje me kuna se do te bjere mire Karmina.Vari k… Zenit shif ndonje me kuna.Ti je vajze me mend .Kur te vish ne Mal te zi pranoje prape Zenin.
Ketyre te Temes i ka mbetur mendja te Vlahutin, ik se na i shpifet.