“Fshatari dixhital” denoncon Tony Blair: E pashë kur mori çantën e drogës në Dhërmi

9 Gusht 2016, 20:06Antena TEMA

I nderuar Doktor!.

Unë që po të shkruaj jam qytetari Pork Çupi, me origjinë nga Mirdita. Javën që kaloi isha në Dhërmi, se e kam pas ëndërr të shikoja vendin ku thyeje ti rekordin e notit. Meqë aty nuk të lë Garda, e nisa me not nga plazhi dhe u afrova afër një skafi. Aty pashë një burrë të gjatë rreth dy metra dhe një më të shkurtër, që kishin në dorë dy valixhe diplomatike.

Nuk u besoja syve çfarë pashë. Ai i gjati ishte Edvin Rama, kurse ai i shkurtri ishte Tony Blair. Ata po shkëmbenin valixhet.

Në fillim mendova se do ishin dokumente sekrete të luftës në Kosovë, apo ndonjë dokument tjetër. Por çfarë të shoh! Ky i gjati nxori një qese të bardhë, mori pak pluhur, e futi tek hundët, e thithi dhe pastaj ia zgjati atij të shkurtrit. E provoi dhe ai dhe ja bëri me gishtin e madh, me shenjën “ok”.

Pastaj i shkurtri i zgjati çantën e tij. I gjati e hapi dhe aty iu shfaqën një tufë eurosh të paketuara. Duhet të ishin mbi 5 milionë sipas llogarive, pasi ishin prerje 500-çe. I gjati i hodhi një sy dhe i shkeli syrin. Pastaj skafi u afrua në breg. Erdhi një helikopter dhe i shkurtri me çantën e drogës në dorë, u afrua tek helikopteri. Përshëndeti me dorë të gjatin dhe hipi në të. Zahua ju ngjit pas, por ai nuk ia vari. Ndoqa me sy helikopterin dhe ai iku në drejtim të Korfuzit.

Është e sigurtë kjo që të them, biles mund të të çoj dhe foto. Jam i sigurt se Tony Blair bën tregtinë e drogës Shqipëri – Britani e Madhe.

Dola në breg i tronditur, mora laptopin dhe fillova të kërkoj të dhëna për të.

Më rezulton se ky paska qenë kryeministri i Britanisë së Madhe, ai tipi që ka shkelur sovranitetin e Serbisë dhe ka bombarduar popullin e pafajshëm serb, për llogari të atyre banditëve dhe drogaxhinjve të Kosovës. Unë e kam pas ngritur zërin që atëhere, por isha minorancë. Ti u përpoqe të më ndihmoje me kujdes, por nuk ia dolëm dot. E ka përsëritur këtë krim dhe duke sulmuar Irakun për llogari të drogaxhinjve të Irakut, të merrte aty drogën dhe naftën bashkë me Bushin.

Për këtë i ka nisur aty një proces hetimi, përse ka futur Britaninë në luftë në Irak.

Me disa miq të mi në Londër që bisedova, më thanë se i ka punët pisk, por dikush i ka gjetur një lidhje gjyqtarit, por ai i ka kërkuar 20 milionë paund që ta fali.

Megjithëse ai ka boll pare, pasi gruaja e tij merret me ilaçe për fëmijët talasemikë, si zonja Liri, me siguri që nuk i dalin për të paguar dhe është i detyruar të merret me trafik droge. Unë mendoj se ne duhet ta denoncojmë fort këtë, pasi drejtësia e korruptuar angleze mund ta falë dhe ai të jetojë i lirë, ndërsa vëllezërit tanë në Irak po vuajnë pasojat e pushtimit anglo-amerikan, për trafik droge.

Tani është gjithçka e qartë. Ata na imponuan ne reformën në drejtësi, që të vënë gjyqtarët e tyre që ne të mos dënojmë homologun e tij në Shqipëri, trafikantin e drogës Edvin Rama. Ata akuzojnë gjyqtarët tanë që marrin lekë xhepi dhe vet kërkojnë shuma të mëdha për të shpëtuar një trafikant droge.

Kjo gjë ka ulur shumë reputacionin e Shqipërisë në botë dhe ne po akuzohemi si vend origjine i trafikut të kokainës dhe heroinës, tani në rangje të larta.

I dashur Doktor. Kur pashë atë skenë dhe kur mendova se tre vjet më parë në atë vend, ti ke thyer rekordin e notit, u trondita shumë. Ndaj vendosa ta ndaj me ty këtë hidhërim për të kuptuar se çfarë kanë humbur shqiptarët. Mendo që në një vend me ujë të bekuar, të pastër si kristali, që përkëdhelte trupin tënd, tani shetisin dy trafikantë droge, njëri shqiptar dhe tjetri anglez. Kur do vijë ajo ditë që ai vend të çlirohet dhe të të shikoj sërisht ty duke notuar! I yti, Pork Çupi.

10 komente në ““Fshatari dixhital” denoncon Tony Blair: E pashë kur mori çantën e drogës në Dhërmi”

  1. aqif tahipi says:

    Patjeter qe ish kryeministri i nje fuqie boterore e ka shume problem kur merret porki pigu nga katundet e shqypnis me te. Toni eshte nje tiger prej letre para liderrave ish kamunista dhe sherbetoreve te tyre ish kamunista shqyptare.

  2. Demokrat sipas modelit komunist kshu eshte ber pd dhe votuesit e saj ku mbizotron shpifja genjeshtra mashtrimi gjithcka cfar nuk shpikin per ti ber qefin udheheqsit liderit shpirteror

  3. Akademik says:

    Tony Blair edhe krejt Britania e Madhe se Bashku Me Shtetet e Bashkuara te Amerikes , taqifshinonen e rusofillit komunist.

  4. vito says:

    Ha ha ha. Pork Cupi.

  5. Dixho Zemra says:

    Hahaha, Salihu ka me vdek duke posto me qytetarin dixhital.Vec se kur ti plasi zemra ndonje dite me laptop ne dore.Eh mor Salih je bere per gjynaf.

  6. Salkari says:

    Pordhi Cupi kar me zile hahaha zdrrrrrrrrrrrrr. Zdrrrrrrrrrrrr

  7. Emigrant says:

    E madhe.pork cupi.ha ha ha ec aty pork cupi ta gezesh llagapin e ri.

  8. kristi says:

    Shkon me mire; Pork Cubi….sepse Frokut sikur t’ i vesh nje qeleshe mbi koke, duekt krejt si nje kar me syze…Natyrisht duhen edhe syzet qe te kompletohet kjo ligesire

  9. JAR KOQJA says:

    qytetari malok i ka shpetu shurra ne pantallona nga kati i dyte ne lalaz ka thy qafen
    rrot k…….

  10. enea says:

    Une e konsideroj fyese per krahinen e Mirdites, por sa per personin ne fjale nuk me plas fare. Nese konotacioni eshte kunder Mirdites, turp per katundarin e Tepelenes qe e ka shkrujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje