Karmina xheloze për medaljet e Kosovës, i sfidon me Hollivudin

8 Gusht 2016, 18:58Antena TEMA

Duke shijuar pushimet luksoze në bregdetin dalmat, Karmina ka komentuar medaljen e fundi të Majlinda Kelmendit në Rio.

Duke u ndjerë paksa xheloze që shtypi shkruan se të rinjtë e Kosovës e çuan Kosovën në Hollivud, në Rio, Euro 2016 etj, Karmina shkruan:

“Cdo njeri ka mënyrat e veta se si e bën të njohur një vend.

Është e vërtetë se të vraposh, të bësh mundje, apo futboll, është bukur, kur je kampion.

Edhe kur këndon është bukur.

Por mendoj se më bukur është kur jeta jote bëhet një film dhe ti bëhesh personazh Hollivudi.

Siç shkruan Merilyn në kujtimet e saj, “të bësh aktoren e suksesshme është rutinë e mërzitshme, të detyrosh aktorët të luajnë jetën tënde, është suksesi i vërtetë” (Marilyn, Vepra 52. Shkruhet “Page 52”)

Në këtë pikë, pa dashur të fyej të rinjtë e Kosovës, qofshin këta këngëtarë, mundës, boksierë, aktorë apo çfarëdo tjetër, dua të përshëndes Zenin që ka arritur kulmin duke çuar emrin e Shqipërisë në një film serioz në Hollivud.

Nuk e fsheh që jam xheloze që atëhere nuk e kisha publike lidhjen me Zenin dhe në film duket pak si keq, pasi ky Diveroli i ofron atij kurva, por ndjehem krenare që ai po ia lartëson emrin Shqipërisë jo si aktor, por si faktor.

Ai ka detyruar aktorët e Hollivudit të merren me jetën e tij dhe kjo është fany.

Sapo më njoftuan se filmi doli në kinematë amerikane dhe ne sot po e shkarkojmë nga interneti për ta parë në laptop.

Shqipëria më në fund në Hollivud dhe unë mendoj se ky është një lajm i madh.

Po të jetonte ende Merilyn, me siguri do t’i kisha shkruar e t’i tregoja se si është ta ndjesh veten si një personazh i madh, që të luajnë aktorët e Hollivudit.

Ajo me siguri do më përgjigjej. Bay bay from Dalmatia.

(P.S. Sot mbasdite dolëm me Zenin mos gjenim qenë dalmatë rrugëve, por për çudi nuk gjetëm asnjë qen me pulla bardh e zi. Do shkojmë të birësojmë një, në shtëpinë e kujdesit për qentë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje