Kunati i rekomandon Karminës librat që duhet të lexojë në plazh

11 Gusht 2016, 19:57Antena TEMA

Në një postim në Facebook, Karmina ka shpjeguar se mezi i pret ditët e verës, për shkak se dëshiron të lexojë dhe të mendojë për jetën.

Sipas shpjegimit që ka bërë Karmina, duket që e ka të lidhur leximin me valët e detit, dhe kjo është arsyeja që ajo nuk lexon dot 11 muajt e tjerë të vitit në bibliotekë apo shtëpi, siç lexon gjithë bota.

Ky është dhe një nga sekretet më të mëdha të saj dhe një nga kushtëzimet që e ka penguar deri më sot të lexojë rregullisht. Një njeri që është i detyruar të lexojë vetëm gjatë pushimeve buzë detit, natyrisht që nuk e ka aq të lehtë të jetë i lexuar.

Pikërisht këto po mendonte Kunati, kur lexoi postimin e saj dhe vendosi ta ndihmojë menjëherë.

Duke bërë llogaritë që Karmina pushon afërsisht 30 ditë, dhe se sipas shpjegimeve të saj, në pushimet e kaluara, ajo ka lexuar një libër për Marilyn, mendoi që libri i dytë do t’i hajë po kaq kohë. Kështu që nuk ka shanse t’i rekomandojë më shumë se një deri në dy libra të domosdoshëm.

Duke u menduar thellë se çfarë libri t’i rekomandojë, Kunati filloi të mendojë për librat politikë, që mund të formojnë politikisht Karminën dhe ta bëjnë të denjë si zonjë e parë e PD.

I vetmi libër që i vinte në mendje është “Berisha mes Kasandrave”, i Faros.

U bë entuziast nga gjetja dhe ia nisi Karminës në inbox.

“Unë të rekomandoj të lexosh librin “Berisha mes Kasandrave” të Faros. Është një libër me shumë vlera, pasi tregon qartë se Berisha që në fillim ka qenë i rrethuar nga “Kasandra”, por ai ka triumfuar dhe nuk ka pyetur për to. Përkundrazi gjithë personazhet negativë të librit, në fund janë kthyer në PD dhe janë dakord me Doktorin.

Libri “Berisha mes Kasandrave”, do të japë një tablo të qartë të të shkuarës dhe të ardhmes së PD”, i shkruajti Kunati.

Karmina e mori shënimin, e lexoi dhe u bë shumë entuziaste.

Ajo i ktheu menjëherë përgjigje Kunatit:

“Të falenderoj shumë për rekomandimin që bëre. Jam shumë kurioze dhe mezi po pres ta lexoj këtë libër, i cili flet për jetën erotike të Doktorit, një anë e panjohur kjo për mua. Nuk jam i sigurtë kush kanë qenë këto “Kasandrat”, por jam i bindur që Doktori nuk e ka tradhtuar kurrë gruan e vet dhe unë i kam idhull këta njerëz. Nuk e kam ditur që për gratë e përdala, paska dhe emër të tillë “Kasandra”. Mezi pres ta lexoj. Të jam shumë mirënjohëse. Po qe se keni libër tjetër, mund të ma rekomandoni”.

Kunati u trondit shumë nga përgjigjia dhe nuk dinte se çfarë t’i shkruante prapë.

I bëri një telefon Rulit dhe i shpjegoi çfarë i kishte ndodhur.

-Tani më kërkon libër tjetër, i tha. Nuk di kë t’i rekomandoj.

-Është një libër me receta për ëmbëlsira nga Sadija, i tha Ruli. Të paktën të lexojë atë që t’i zgjojë ndonjë mendim për jetën dhe të ardhmen si guzhiniere.

1 komente në “Kunati i rekomandon Karminës librat që duhet të lexojë në plazh”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje