Deputetja seksi e PD nga Cërriku, vizitoi sot spitalin psikiatrik në Elbasan. Vizita ishte një sukses i rrallë dhe ajo gjeti aty plot elementë që reflektojnë problemet e jetës reale në Shqipëri.
Sapo hyri në pavionin e spitalit, ju shfaq përballë i sëmuri i parë në korridor që mbante një dorë tek goja dhe tjetrën te veshi dhe bërtiste “Jam qytetari digital, jam qytetari digital. Mos më shqetësoni se po i raportoj Doktorit”.
Deputetja shtangu dhe po e shikonte me vemendje dhe admirim. Ju duk shumë i bukur dhe i mençur. Kishte një zë kumbues dhe një pamje shumë inteligjente. Ajo që i bëri përshtypje ishte se ky po fliste me Doktorin dhe nuk priste të merrte përgjigje, ndërsa deputetja kur ka ndodhur që ka folur me Doktorin, vetëm ka dëgjuar dhe nuk ka folur kurrë kaq shpenguar sa fliste ky “qytetari digital”.
Deputetja seksi u skuq dhe vazhdoi rrugën.
Ju shfaq përballë një burrë me furçë në dorë.
-Po ti ç’bën këtu, e pyeti ajo?
-Jam Edi Rama, i tha ai, po lyej këtë sallonin e pritjes së njerëzve që të ndjehen të lumtur, por s’po më ecën. I kam thënë drejtorit. Këta nuk janë budallenj, janë shejtan budallenj, se po të ishin budallenj, do ishin të lumtur. Fakti që janë të mërzitur, tregon se nuk janë budallenj.
Pastaj më tej pa një radhë tek një zyrë dhe mendoi se ishte drejtori. Kur u afrua, ç’të shikonte! Një i çmendur kishte vënë siglën LSI tek dera dhe të çmendurit e tjerë kishin zënë radhë për punë. Burri mbante radhën dhe i thoshte “do marrim në punë një nga PD, një nga PS, se jemi për konsesus”.
Kjo pamje i pëlqeu shumë deputetes dhe vazhdoi më tutje.
Përpara i doli një i çmendur që fliste një gjuhë të pakuptueshme.
Deputetja iu afrua dhe e pyeti se në çfarë gjuhe po flet.
-Flas koreançe, i tha, bisedoj çdo natë me gazetarim Qim Pe Ka.
-Po përse po flisni, i tha deputetja.
-Janë muhabete burrash, i tha i çmenduri. Unë i them vdiqa për të q… këtu në spital, ai më thotë duro se nuk ke parë gjë akoma. Është më mirë të vdesësh për të q.. , se të vdesësh duke q…
-Ua qyqja, tha deputetja. Qenkeni dhe rrugaçë, dhe iku. Ua rregulloj unë, tha, po nuk dola në konferencë për shtyp.
Ish Drejtori i spitalit i prezantoi nje pacient- shikoje kete, eshte demokrat i çmendur- i tha ai. Demokratja seksi mbeti e mahnitur nga suksesi i ish drejtori dhe ju drejtua pacientit:-eshte e vertete kjo qe thote doktori mor zoteri?Jo zonje, tani qe ka fituar PS jam vetem i çmendur .
Ha ha ha shume e goditur bravo mero baze.humoristet duhet ta vene ne skene kete ka per te dale dicka shume e bukur.