Studiuesi Rexhep Taip sqaron: Mjalti nuk është mut blete

15 Gusht 2016, 19:21Antena TEMA

Pas shpjegimit që ka dhënë gazetari korean Qim Pe Ka, rreth përdorimit të mjaltit me hashash Tepelene nga dy ambasadorët e Perëndimit, Lu dhe Vlahutin, shkencëtari Rexhep Taip, ka ndërhyrë në këtë debat duke dhënë përfundime shkencore mbi mënyrën se si prodhohet mjalti.

Shkencëtari Rexhep Taip, shpjegon arsyet përse akuza e gazetarit korean Qim Pe Ka, nuk qëndron.

Ai thotë se nga studimet shkencore ka një përfundim të qartë që mjalti nuk është mut blete, siç e përshkruan gazetari.

Kështu që dhe mjalti në Tepelenë, nuk ka mundësi të ketë përqindje hashashi, pasi mënyra si prodhohet është e provuar shkencërisht.

Ja si e përshkruan ai:

“Nga studimi që kemi bërë, bletët enden lule më lule që të mbledhin nektarin, dhe e thithin atë me gjuhën që e kanë si tub.

Pastaj, duke e mbajtur në njërin nga stomakët, e çojnë në koshere. Atje, ia kalojnë bletëve të tjera të cilat “e përtypin” për rreth gjysmë ore, dhe e përziejnë me enzima që prodhohen nga disa gjëndra që kanë në gojë. Pastaj e vendosin në hojet e dyllit me formë gjashtëkëndëshe dhe i bëjnë veri me flatrat e tyre, që të thahet.

Kur mbetet më pak se 18 për qind ujë, hojet mbulohen me një cipë të hollë dylli.

Kështu, gjithçka është gati dhe nuk ka lidhje me produktin fillestar nga ku merret nektari”.

Por kjo nuk do të thotë se gazetari nuk ka të drejtë, vazhdon studimi. Sipas studimeve historike, mjalti të përtërin forcat dhe dy ambasadorët kanë qenë të rraskapitur nga reforma në drejtësi dhe kanë provuar të hanë mjaltë Tepelene.

Sipas dëshmive historike të përshkruara në Bibël, një ushtar i rraskapitur izraelit gjeti mes drurëve një huall plot me mjaltë, ngjeu shkopin dhe e provoi pak. Në çast, “shikimi i tij u bë më i qartë” dhe iu ripërtërinë forcat(1 Samuelit 14:25-30). Ky tregim nga Bibla dëshmon se mjalti është një burim i menjëhershëm energjie, sepse përbëhet kryesisht nga karbohidrate, rreth 82 për qind.

Për këtë arsye është e besueshme që dy ambasadorët mund ta kenë përdorur mjaltin për këtë qëllim pas lodhjes që patën me reformën dhe betejën që i pret para ligjit për “Vetingun”. Por konstatimi tjetër i gazetarit, që mjalti ka përqindje hashashi, pasi bletët kanë kullotur në parcela hashashi, nuk qëndron. Studimi e bën të qartë që hashashi nuk ka lule dhe që mjalti nuk është mut blete, d.m.th jashtëqitje e tyre, por është fryt i punës së tyre.

3 komente në “Studiuesi Rexhep Taip sqaron: Mjalti nuk është mut blete”

  1. Labi 2 says:

    E mos eshte I biri I ambasadorit Maxhun Peka ky oreeeeeeeeeeeeeeeeeee?Sa I squt.

  2. andromeda says:

    E bone Xhepin për t’i varë teneqen, o Mero. Aman ore se e kemi edhe si fizikant edhe si akademik. Por si duket këto akademikët janë të gjithë për t’i varë teneqen. Ja p.sh., Artan Fuga- merret gjithë ditën me shkrime kafenesh dhe ka zbuluar se burimi më i mirë për të bërë filosofi është gurra e pashterëshme popullore. Mirëpo në këtë pikë s’ia kalon imagjinatës fantastike të Nard Ndokës i cili gjithashtu e gjen frymëzimin tek gurra popullore por e përpunon atë më me fantazi.

  3. Spartaku says:

    Bravo! Nje sqarim i saket.Mjalti eshte si rezultat i punes se shkelqyer te bletes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje