“Për herë të parë po vendos të shkruaj buzë detit, dhe më duket se ky mund të jetë pasioni im i së ardhmes. Sa herë që të marrë pushimet, do provoj të shkruaj nga një letër në muaj. Duhet të jetë përvojë interesante, pasi kam pas lexuar që Merilyn e bënte dhe më shpesh se kaq.
Sot letra ime do të jetë politike dhe do t’ia dërgoj babit të Zenit. Edhe pse politika është diçka që nuk e kam qejf, ajo është e domosdoshme për biznesin tim.
Kolegia ime në dyqan më njofton se na janë bllokuar gjithë porositë e veshjeve të brendshme online, kryesisht të ardhura nga “Victoria Secret”, si dhe markat e tjera që kam porosit. Doganieri në fillim na i lejonte sapo i thoshim që janë të brendshme femrash, pasi në mentalitetin shqiptar një palë të brendshme bëjnë 10 mijë lekë të vjetra. Por unë desha të ndryshoj këtë mentalitet nën moton që femra vlen më shumë.
Por fill pas kësaj, qeveria ka nxjerrë një ligj që ndalon blerjet onlinë pa doganë mbi 22 euro, dhe ne na janë bllokuar të gjithë dërgesat.
Edhe pse nuk dua të merrem me politikë, kjo më duket se është bërë për të bllokuar biznesin tim të ndershëm. Ata provuan me gjithë mënyrat të më dëmtonin, duke shpikur sikur paratë për biznes mi ka dhënë Zeni dhe gjëra të tilla, por nuk ia dolën. Të gjithë e dinë që Zeni paratë mi ka dhënë për qejf, por unë i përdor për biznes.
Ndaj desha të ndërhynit pak në këtë çështje, pasi kjo është një çështje që prek të gjitha shtresat, pasi shumë burra në Tiranë u blejnë të dashurave të tyre të brendshme online, që mos të bien në sy”.
Pasi mori letrën e Karminës, Doktori shpërtheu në një status në Facebook, që e botojmë të plotë:
“Nje veprim zuzaresh i piktorit dështak dhe ministrit të tij elif matrak në dogana!
Të dashur miq, për shkak të rënies dramatike të të ardhurave në dogana për shkak të vjedhjeve dhe kontrabandës qeveritare, piktori dështak dhe ministri i tij xhahil në Financa, Ahmetaj kanë nxjerrë vendim qeverie për të tatuar të gjitha blerjet online mbi 22 euro.
Por në një veprim zuzarësh, Rama dhe Ahmetaj kanë bllokuar në zyrat postare të gjitha pakot e blerjeve edhe dy muaj para daljes së vendimit duke i dhënë kështu në mënyrë antiligjore fuqi prapavepruese vendimit të tyre dhe krijuar edhe radhë shumë orëshe në zyrat e postave shqiptare dhe ndëshkuar qytetarët në mënyrë arbitrare dhe dekurajuar blerjet online të prodhimeve të ndryshme!
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë veprim prej zuzarësh, pra njerëzish që nuk njohin ligj dhe as moral, i bëj thirrje prokurorisë së shtetit të ndërmarrë me përparësi hetimin për të vendosur para ligjit ata që penalizojnë në mënyrë antiligjore qytetarët shqiptarë! Sb”
fantastike lajmet me karminen , i madh mero