Një letër e fasonistëve shqiptarë kundër gazetës “The Guardian”, e ka bërë të mendohet Karminën. Blogerja e njohur si modele dhe shitëse të brendshmesh, ndjehet e çuditur nga ato që po dëgjon:
“Oh my God”. Nuk e dija që në autostradë, në Qafë të Kasharit, prodhohen veshje firmato dhe shiten në Angli. Janë disa gjëra që duhet të ndalohen për hir të klasit.
Përfytyro sikur Merilyn të blinte bikini dhe të lexonin “Made in Albania”. Oh my God, kjo do ishte fundi botës.
Pastaj kur lexoj që këta i prodhojnë 15 euro copa, kjo është tmerr. Përfytyro që një bikini në dyqanin tim është 240 euro. Si mund të thuhet që janë rroba klasi ato të prodhuara në Qafë të Kasharit.
E di që mund të zemërohen shumë njerëz me këtë, por kjo është një politikë e gabuar. Më ka thënë shpesh dhe Zeni, që këta i shfrytëzojnë punëtorët si skllevër për të fituar miliona, por se kisha besuar, se unë e urrej politikën. Por kur politika ndërhyn në biznesin tim si në këtë rast, nuk mund të hesht.
E thenë pa doreza, unë jam septike në këtë rast.
Dy ditë më parë e lexova këtë shkrim ndërsa kthehesha me avion nga pushimet, dhe mendova se britanikët tallen. Por tani po shoh që këta prodhuesit shqiptarë qenkan revoltuar.
Nuk e pranoj dot që gjërat e klasit të jenë produkte të shfrytëzimit të njerëzve. Mendoj se ato janë prodhuar gjithmonë, po nga njerëz klasi dhe u përkasin atyre.
Kur mendoj se unë për qenushat që gjej rrugëve, blej veshje që shkojnë deri në 200 euro, nuk e pranoj dot që mund të prodhohen kaq lirë gjërat e klasit.
Unë për vete nuk do ta bëja kurrë këtë. Nëse i hapim rrugë këtij fenomeni, ne do të zhdukim klasin dhe modën dhe do ta banalizojmë atë.
Ndaj kam një thirrje për qeverinë. Këta që prodhojnë veshje kaq lirë në Shqipëri, le të prodhojnë për shqiptarët që janë fukarenj dhe të vishen ata. Nuk kanë pse prishin industrinë e modës. Përfytyro që unë të jem në pasarelën e modës në Milano veshur me “Dolce Gabana” dhe poshtë tyre të lexoj “Made in Albania”.
Unë mezi kam hyrë në botën e modës për shkak të origjinës. Përfytyro të kem dhe rroba vendi. Oh my God. Në vend të protestojmë ne modelet, protestojnë këta që po shkatërojnë industrinë e modës.
Merilyn në një nga librat e saj ka shkruar se vlera e garderobës së saj shpesh kalonte vlerën e shtëpisë ku ishte, pasi klasi nuk ka çmim. Këta duan të shkatërrojnë gjithçka. Jam shumë e mërzitur.”
Po mire e ke, grope septike je ti dhe soji e sorrollopi yt.
hahahahaha,
me duket se nuk ke c’i ben gomarit dhe i bie samarit…
mire rocmina qe eshte gop por argita qe eshte e etur nga qe i shoqi me ze gruaje i eshte neveritur, kujdes nga burat me ze gruaje dhe grate me ze burri. karmina dhe kargjoksja eshte lindur per klub nate . yyyyyyp xhixhi me fasule.
Megjithate edhe djali im qe eshte bankier ne Bashkine e Kanadase ka mendim qe nuk duhet te shfrytezohet njeriu nga njeriu.
Moda kerkon vertet klas.
O Nexho! E njeh Karminen dhe bemat e dashnorit te saj apo do me tregu qe te punon djali ne Bashkine e Kanadase….Po ikni mos na cani trapin, se nuk u be e bija e kurves te na tregoje moden ………………Kare Karmina, por ti qenke loqe fare……
do te plotesohej sarkazma nese nuk do merrnit qafen e kasharit , por gerdecin si shembull.
rob i zotit! Fiks fare!