Luli i shpjegon Doktorit, takimin e Dibrës

27 Gusht 2016, 18:45Antena TEMA

Ajo që ra në sy në takimin e Dibrës, ishte se Luli nuk e përmendi emrin e Berishës gjatë fjalimit të tij. Ai përsëriti disa herë thirrjet “Zoti e bekofte Dibrën”, “Zoti e bekoftë Shqipërinë”, po Doktorin nuk e përmendi.

Të njëjtën gjë bënë dhe ata që folën pas tij. Disa folën për vete, disa për Sherefedinin, disa për Shukriun, po asnjë për Doktorin.

Pasi u kthye në Tiranë, Doktori thirri Lulin për një kafe në zyrë.

Luli kaloi në mendje gjithë takimin dhe ku mund të kishte gabuar, dhe u nis drejt zyrës.

“Ndoshta, mendoi me vete, ngaqë nuk ia përmenda emrin në fjalimin e gjatë në çeljen e fushatës në Peshkopi… Me siguri i ka mbet mendja…Dhe ai Sherefedini e ka fajin, tha me vete, se më tha mos e përmend atë se humbasim vota…”

Pastaj ju kujtua Besniku.

“Edhe me atë do ta ketë, tha me vete. Kanë vite që nuk flasin. Më ka bërtit dhe një herë tjetër.

-Mos merr ata që flak unë, se s’do bësh kurrë hajër, më tha. Me siguri dhe për atë e ka, tha me vete, dhe po përgatiste një skuzim në mendje.

Më tej i shkoi mendja tek fjalimi i tij. Ndoshta duhet ta konsultonte më parë me të. Në fund të fundit nuk është se tha ndonjë gjë të veçantë. Shprehjen “Zoti e bekoftë Dibrën”, nga Doktori e kishte marrë. Ai e thoshte këtë në çdo fjalim.

Me këto mendime dhe hamendje te turbullta në kokë hyri me nxitim te zyra e liderit historik të partisë.

– Mirëserdhe. U kam pa në televizor, shumë mire, i tha Doktori. Ishte takim madhështor.

– Mire besoj, kishte entuziasëm, foli ai me zë të ngjirur Luli. Kishte ndonjë problem, por nga entuziasmi ishte.

-Çfarë problem,  tha Doktori?

-Po ja, kishin ardhë disa pa ftuar aty, por s’kisha çfarë t’u bëja, desh të justifikohej ai për praninë e Besnikut.

-Kishin ba mire, tha. Votat duhen mbledh me çdo çmim.

-Edhe fjalimi im ndoshta duhet të ishte pak më i zjarrtë, tha Luli. Sidomos duhet të të përmendja ty më tepër.

-Luli, shiko. E dëgjova me kujdes. E ke tepru. E the disa herë “Zoti e bekoftë Dibrën”, “Zoti e bekoftë Shqipërinë”, është teprim. Thuaj thjeshtë Sali. Jo “Zoti”.  “Saliu e bekofte Dibrën, Shqipërinë dhe me gjerë”…Të gjithë e dinë ku beson ti.

– E drejtë, u çlirua Luli, këtë po mendoja, a duhet të të përmendja me emër, apo Zoti, po për ne demokratet je Zoti dhe me këtë emër do të të thërrasim tërë jetën…

1 komente në “Luli i shpjegon Doktorit, takimin e Dibrës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje