Pas një proteste të liderit demokristian shqiptar Zef Bushati, kundër prostitucionit në Shqipëri dhe sidomos perversiteteve të shtuara seksuale, reagoi blogerja e njohur Karmina.
Në një postim të saj ajo shkruan:
“Janë disa gjëra që nuk do t’i besoja kurrë se do t’i thoshte një politikan shqiptar, qoftë ky dhe demokristian. Është e vërtetë që demokristianët, besojnë shumë tek familja dhe vlerat e saj, por kjo nuk do të thotë që familja shqiptare në tërësi beson shumë tek demokristianët.
Kjo duket dhe nga rezultati i votimeve, ku ata marrin shumë pak. Në përgjithësi idhulli shqiptar i familjes është babi i Zenit dhe kjo duket dhe nga votat që ai merr në krahasim me demokristianët. Edhe pse në Tropojë ka pas traditë inçesti, kjo nuk e ka penguar atë të jetë popullor si njeri familjar.
Por do të desha të ndalesha pak tek thirrja e politikanit demokristian, për të mbyllur kanalet “X” të Digitalb.
Ju e dini që unë i përkas tani një familje që nuk ka marrëdhënie të mira me Top Channel, por mua më duket se beteja kundër medies është një betejë e humbur. Shumica në pushtet e ka nisur këtë betejë me përpjekjet për censurë në nenin 6 dhe nenin 13 të ligjit për “Vetingun” dhe tani po shkon deri tek kanalet “X” të Digitalb. Kjo është shenjë e një diktature që nuk duhet ta pranojmë. E vërteta duhet thënë dhe duhet parë lakuriq, ashtu siç është.
T’u mohosh njerëzve kënaqësinë e të parit të trupave të bukur dhe akteve sublime të tyre, është një mendësi mesjetare.
Sa i përket tradhëtive apo atyre që ai i quan “perversitete seksuale”, unë kam lexuar në një libër të Merilyn-it, se kjo nuk është ndonjë gjë e keqe. Merilyn-i përshembull ishte e dashura e presidentit Kenedi, i cili ishte katolik i devotshëm, pastaj dhe e vëllait të tij, kurse gruaja e presidentit Kenedi ishte e dashur e një sportisti që shkonte dhe me motrën e saj dhe me vëllain homoseksual të Kenedit. Rëndësi ka që këto gjëra të bëhen me mirëkuptim dhe paqe.
Për më tepër unë nuk mendoj se ato kanale nxisin perversitetin, pasi ato zakonisht janë filma pa tekst dhe njerëzit aty nuk flasin, vetëm veprojnë. Si të tillë ata nuk nxisin ndonjë mendësi apo kulturë perverse.
Por kjo shumicë me sa duket kërkon t’i shkojë deri në fund betejës kundër medias. Unë nuk dua të merrem me politikë, siç e kam thënë dhe më parë, pasi politika të bën pis, por janë ca gjëra për të cilat nuk mund të hesht. Për mua liria e shprehjes dhe e të parit është kryesore. Lexoni librin e Merilyn-it ta kuptoni këtë. Ajo i ka pas të dashurit të gjithë katolikë dhe të martuar, por kjo se ka penguar të jetë e lire”.