Sot desha të shkruaj diçka për Dibrën dhe fushatën elektorale atje, meqë dëgjova se kanë shkuar gjithë drejtuesit e PD aty. Pyeta Zenin të më shpjegonte pak përse bëheshin këto zgjedhjet, dhe ai ma shpjegoi që këto nuk qenkan zgjedhje si gjithë të tjerat, por zgjedhje pas skandalit seksual në Dibër.
Kjo më nxiti dhe më shumë të shkruaj rreth këtij fenomeni.
Siç ka thënë Merilyn në librat e saj, një grua duhet të gjejë një burrë milioner ku të mbështetet, dhe ajo vajza në Dibër, ka menduar se ai Shukriu ishte milioner. Por siç ka rezultuar, ai ishte pa brek në b…
Për këtë u bënë zgjedhje të reja dhe kandidatët e kanë marrë parasysh këtë punën e lekëve.
Por ajo që dua të them tani, është se, që kandidati i PD të fitojë, duhet të ketë parasysh disa këshilla.
Ai duhet të vijë të vishet me klas në një nga dyqanet tona “Delirium Men”, që tani tregtojnë dhe të brendshme për burra, që në çdo situatë të jetë i përgatitur.
Një gjë tjetër që doja të thoja, është se dhe të ftuarit që pashë sot në tribunë, nuk ishin vesh mirë. Pyeta për njërin që foli më shumë, “a i ka lexuar librat e Merilyn-it”, por më thanë që ai shkruan vetë, nuk lexon librat e Merilyn.
Nuk i kuptoj këta njerëz, që nga zilia për femrat shkruajnë vetë, vetëm që të mos lexojnë librat e tyre.
Si përfundim desha të them se një nga temat e rëndësishme që duhet trajtohet në këtë fushatë, është ndihma ndaj qenve të rrugës, pasi nuk kam dëgjuar nëse Dibra ka një projekt të tillë. Unë do të jepja me qejf kontributin tim në këtë drejtim, pasi dhe qenin që kisha lënë në ruajtje në Budva, e mora dhe e kam në Tiranë. Do të doja shumë të kisha dhe një qen nga Dibra në strehëzën time.
Nëse kandidatët për bashki nuk e kanë këtë temë të debatit të tyre, do t’i them Zenit t’ua rekomandojë. Besoj do të jetë diçka shumë trendy.
Po ashtu po dëgjoj që flitet shumë për këtë “Rrugën e Arbrit”. Unë nuk e njoh këtë Arbrin kush ka qenë, por derisa “Rruga e Kombit” nuk ka marrë emrin e babit të Zenit, nuk e kuptoj se si një njeri me emër Arbri, pa mbiemër, të marrë emrin e një rruge aq të madhe. Nuk duhet ta teprojmë me këto gjëra.
i ruan qente kjo apo i mbush me “miell” safi dhe te shkretet qener zbrasen kur mberrijne ne destinacion…
merlinja -karmina, nuk eshte aq budallqe sa ben…
Vetem nje qen dalmat te ben pune ty.