Karmina analizon pamundësinë e Ina Ramës për kryeprokurore

24 Gusht 2016, 20:51Antena TEMA

Pas debateve në shtyp rreth të ardhmes së Ina Ramës, pas reformës në drejtësi, blogerja  e njohur Karmina, ka bërë një status ku jep pritshmëritë e saj për këtë zhvillim dhe opinionin që ka mbi figurën e saj.

Ja çfarë shkruan Karmina:

“Personalisht jam mbështetëse e grave në karrierë dhe më pëlqen, pasi gratë që bëjnë karrierë, janë gra të njohura dhe të famshme, njësoj si gratë që bëhen modele.

Edhe për këtë Inën kam dëgjuar qysh herët në vitin 2008, por nuk kam dëgjuar fjalë të mira. Biles fillimisht e kam paragjykuar, se sa herë rrija tek klubi i Rafit me Zenin, ata të dy pa pikë droje në sy tim thoshin “Ajo k.., ajo k…” dhe unë një ditë u bëra xheloze.

-Kush është kjo k…që flisni ju, u thashë, si s’ju vjen zor.

-Jo mos u përziej ti, më tha Zeni, se e kemi me njërën që është e madhe si prokurore.

Atëhere më erdhi keq që e shanin, por pastaj mora vesh se ajo donte t’i binte më qafë Zenit.

Më pas e kam dëgjuar dhe nga Gita që thoshte “ajo shtriga, ajo shtriga e pabesë’. E pyeta, se si ishte puna dhe më tha, që një ish shoqja e saj, donte ta fuste në burg se gjoja kishte pastruar paratë e një mikut të saj serbo- boshnjak, që e kishte babi i Zenit mik, Fazlliç, se si quhej ai.

Këtu fillova të ndryshoj mendim.

Pastaj më vonë kur u bënë ato rrëmujat më 21 Janar, dëgjova dhe babin e Zenit që i thoshte “lavirja”, “lavirja e bulevardit” etj. Unë pyeta Zenin, si shpjegohet që babi jot flet me fjalë të pista, se ai zakonisht nuk thotë fjalë të pista.

-Është ajo k.., më tha, që të kam pas thënë.

Aty ndryshova mendim tërësisht dhe u binda se ajo nuk është modeli i femrës që duhet të ecë në politikë.

Unë kam lexuar në librin e Merilyn, se femra për të ecur në jetë, duhet të gjejë një burrë të pasur dhe të mbështetet tek ai, kurse kjo me sa pashë unë, luftonte burrat e pasur dhe donte t’i nënshtronte. Kjo është një mënyrë agresive e bashkëpunimit me meshkujt, dhe nuk jam dakord.

Pastaj e pashë në një emision tek Fevziu dhe u zhgënjeva plotësisht. Flokët i kishte krehur në mënyrë të rëndomtë me vizë në mes, kishte një veshje pa stil, dhe në të gjitha fotot që i kam pa nëpër gazeta, ka të njëjtën veshje. Një femër që vishet dy here njësoj, është femër pa klas. Merilyn thotë se më mirë pranoj të dal zhveshur, se të dal e veshur dy herë njëlloj. Shikoni fotot e saj nëpër gazeta, janë gjithësej dy foto, një me flamur anash dhe një pa flamur. Kjo është shumë boring”.

6 komente në “Karmina analizon pamundësinë e Ina Ramës për kryeprokurore”

  1. Petriti says:

    O Mero Baze, po njecike meshire or burr i dheut…..

    1. XhaBarka says:

      Besoj, se Karmona e lexon me shume deshire, cdo dite Temen dhe thote me vete-po kush eshte ky qe i shkruan keto,tamam sic i mendoj une!!!

  2. sona says:

    Me vjen me te vertete shum keq per keto mendime aguridhe…. NJeriu i thelle dhe i perpunuar ,apo i kultivuar
    preferon perkushtim ne jete ne te tjera plane shume me domethenese, dhe jo duke u bere skllav i fiksuar mbas aparences se gjore qe te perqesh ne shume raste duke te vene ne dukje me teper deficitin e brendshem. Jeta nuk
    eshte show televizive por edhe ata apo ato qe jane profesioniste ne kete fushe ,jane me te suksesshem ne jeten
    reale kur tempulli i tyre eshte thjeshtesia…..trashegimi qe i mbetet botes vlere,ndersa shkelqimi vdes ne momentin qe lind apo fokusohet prezenca e tij.

  3. Beso says:

    Sa kam qesh….

  4. Ziku says:

    Karmina nuk të njoh …po do të kisha shumë dëshirë të të shikoja sa e bukur je.

  5. Kar-Mina cop mishi says:

    Emri saj Kar mini Tregon qarte se kjo tyrlyfycke i perket preardhjes se emrit Ina Rama eshte simbol i mencurise Shqiptare Zonje e paarritshme deri me sot
    Eshte turp te marresh interviste nje kar vidhe per Ina Ramen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje