Pas lajmeve se Mzati i Kamzës, ka shkuar në fushatë elektorale në Dibër për të ndihmuar fushatën e opozitës pas dorëheqjes së Shukriut, kanë shpërthyer gallatat, se Mzati po shkon t’i bëjë karshillëk Shukriut. Siç dihet, historia e parë rozë në Shqipëri me një kryetar bashkie, i ka ndodhur Mzatit me “Shamikuqen”. “Shamikuqja” e regjistroi dhe i publikoi dhe sms-të, por Mzati e kërcënoi dhe ajo u detyrua të largohet nga Shqipëria.
Ndryshe nga Mzati, Shukriu i shkretë jo vetëm që u regjistrua, por i doli dhe problemi i brekëve.
Pas gallatave në rrjet, reagoi blogerja e njohur Karmina, e cila analizon ndryshimet dhe ngjashmëritë mes Mzatit dhe Shukriut:
“Si një feministe që ka idhull Merilyn, unë e quaj të papranueshme që të bëhet një garë mes dy burrave se kush ka pasur fat me të dashurat dhe kush nuk ka pasur fat. Unë personalisht nuk e kam njohur Shukriun, por si një modele që promovoj të brendshmet e grave, dua të bëj të ditur një lajm të ri, se tani dyqani im po zgjerohet me shtesën “Delirium Men”, që nënkupton se do të shes dhe të brendshme për burrat.
Në kohën që kam parë atë video më erdhi keq për veshjet e burrave shqiptarë. Edhe pse thonë që Shukriu ishte i pasur, të brendshmet e tij reflektonin varfëri dhe mungesë klasi. Dhe siç, dihet klasi kushton.
Tek “Delirium Men” ju mund të gjeni tani të brendshme klasi, që mund t’i përdorni në raste të tilla dhe të mos ndiheni keq.
Unë jam kundër përgjimit të jetës private, përfshi dhe Shukriun, por jam këtu që t’u them, që nëse kapeni mat, të paktën të jeni veshur klas dhe për këtë dyqani im ju siguron.
Sa i përket Mzatit, unë e kam parë si romantike lidhjen e tij me “Shamikuqen”. Siç e kemi parë dhe nga botimet në shtyp, ai i dërgonte vazhdimisht poezi dhe e joshte atë me dhurata. Kjo është ajo që duhet të bëjë një burrë për femrën e tij. Jam kundër paragjykimeve pse ai flirtonte me një grua beqare, kur ishte i martuar etj. Po të ishte kështu, unë nuk do isha fare me shpirtin tim binjak sot. Njeriu duhet të ndjehet i lire, dhe Mzati është sjellë si një mashkull i lirë. Nga veshjet e tij nga jashtë duket se pëlqen firmat, por ka pak problem kombinimet, sidomos kur vesh kostum Armani me atelete Adidas. Do ta thërras një ditë tek “Delirium Men”, të provojë shijen e standardeve të fundit që kemi për meshkujt me klas si ai. Dhe suksese në Dibër. “Delirium Men” ju bën të fitoni çdo debat në një vend ku zgjedhjet po ribëhen për shkak të një palë veshjesh të brendshme, jo klasi”.