Karmina ngre disa pyetje për Elvanën dhe trenin mavi

31 Gusht 2016, 19:24Antena TEMA

Pas publikimit të lajmit nga “qytetari digital”, se socialistët kanë lyer mavi trenin në Librazhd, Doktori doli bllof, pasi ato janë tre vagona të braktisur, që i ka lyer në mavi Elvana Gjata për një videoklip.

Pas kësaj, blogerja e njohur Karmina, reagoi në blogun e saj mbi shijet e kësaj këngëtareje dhe keqpërdorimin politik të saj:

“Lexova se një këngëtare po bën videoklip me tre vagona treni, të lyer në mavi. Oh my God. Ngjyra mavi ka qenë në modë tre vjet më parë, në sezonin pranverë – vjeshtë 2013. E kanë përdorur përgjithësisht gjithë fashionistët, biles dhe Dolce Gabana. Pastaj doli shpejt nga trendy.

Të përdorësh mavi në 2016, tregon se s’ke ide nga moda.

Unë nuk e kam qejf politikën dhe nuk dua të dëgjoj për të, por në këtë rast besoj se është një karshillëk politik.

Meqë një tjetër këngëtare nga Librazhi, Greta Koçi është adhuruese e PD dhe Doktorit, dikush ka dashur ta fyejë atë, duke ia ngjyrosur trenin në mavi në Librazhd dhe për ta dëmtuar kauzën e saj politike.

Disa pyetje kam për këtë këngëtaren.

E para, përse zgjodhi ngjyrën mavi në sezonin verë- vjeshtë 2016, kur ajo ka qenë në modë në sezonin pranverë- vjeshtë 2013?

E dyta, pronë e kujt janë ata vagona dhe nga kush ka marrë leje për t’i ngjyrosur?

Me sa di unë ata janë pronë e hekurdhës shqiptare dhe këtu ka korrupsion.

E treta, cila është simbolika e asaj ngjyre dhe atij videoklipi?

Që PS po rilind hekurdhat në Librazh?

Oh my God, kjo është tepër.

Në dyqanin tim nuk gjen më asnjë palë të brendshme mavi, edhe pse kishin mbet disa copë, pasi kur e hapëm dyqanin ishte ende në modë.

Zeni më thoshte “mi hiq, se kur shikoj atë ngjyrë më ikën çdo dëshirë”.

Po ka dëshirë kjo Elvana, mund të vijë t’i marrë falas ato të brendshmet mavi që na kanë ngelë”

4 komente në “Karmina ngre disa pyetje për Elvanën dhe trenin mavi”

  1. krasta says:

    Gjith elbasanit kishte dale te duartrokiste trenin navi
    Ne krye sejdini
    Duke dite se ska tren ne ate orar treni desh shtypi ca plaka qe ecin cdo darke neper shina

    1. Karmona says:

      Ja fute kot,Greta Koci 16 vjecarja eshte nga Qyteti Stalin!

  2. Tirana says:

    Librazh….septike…..i madh Mero, nuk te shpeton asgje, e qan kete personazhin

  3. Labi says:

    Grande mero dhe mos haro kargiten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje