Karmina shpjegon “Mrekullinë” e dytë që duhet të bëjë “Shën Niku”

9 Shtator 2016, 21:30Antena TEMA

Lideri i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, mbajti një fjalim shumë emocionues në mitingun permbyllës të opozites në Dibër.

Pas mitingut, Spahiut iu desh te ndalej disa herë rrugës, pasi dhjetera dibrane kërkonin ta takonin dhe te benin foto.

Por mes shume fotove, spikat kjo e mesipërmja, ku një i paralizuar arriti të ngrihej nga karrigia e invalidit për të bërë një foto me “Shën Nikun”.

Kjo është rregjistruar si “Mrekullia” e parë e “Shën Nikut”.

Tani pritet dhe një mrekulli e dytë, që ai të shpallet shenjtor si Nënë Tereza.

Blogerja e njohur Karmina ka shkruar për këtë në blogun e saj dhe hamendëson se cila mund të jetë mrekullia e dytë e “Shën Nikut”:

“Ajo që pashë sot në Dibër më mahniti dhe unë besoj realisht tek mrekulli të tilla.

Unë e pashë vetë se si i paralizuari, sapo pa Shën Nikun, filloi të tendosej, të sforcohej dhe më në fund të ngrihej në këmbë, kur Niku ju afrua dhe bëri foto.

Kjo është vërtet një mrekulli.

Tani Nikut i duhet dhe një mrekulli e dytë të bëhet shenjtor.

Unë mendoj se mrekullia e dytë e Nikut duhet të lidhet doemos me ringjalljen e zërit të Lulit.

Siç e pamë dhe në Dibër, Luli sa herë kërcënon, i ikën zëri.

Kjo është një sëmundje e vjetër e tij.

Doktori i ka folur disa herë dhe e ka këshilluar se si ta kalojë, por ai nuk ka përmirësim.

Niku mendoj se duhet të investohet në këtë çështje.

Ai duhet të qëndrojë pranë Lulit në tribunë dhe në momentin që Luli fillon të ngrejë zërin, ai duhet t’i zgjasë dorën në gushë dhe t’ia përkedhelë kordat e zërit.

Kjo mund ta eksitojë Lulin dhe të transmetojë tek ai energji pozitive, duke iu fuqizuar zëri.

Nëse kjo ndodh para fushatës elektorale të pranverës që vjen, atëhere fitoren e kemi të sigurtë, dhe Niku mund të regjistrojë lirshëm dy mrekulli dhe të bëhet shenjtor i gjallë i demokratëve.”

3 komente në “Karmina shpjegon “Mrekullinë” e dytë që duhet të bëjë “Shën Niku””

  1. zeni b. says:

    Nuk leshohet kollaj karrikja,
    kur i ke duart me gjak,
    na duhet mender shen Nikja,
    te na lyej bythen me sap.(sapun).

  2. Shen triadha says:

    Ky legen eshte shkaterruesi i vertete i sistemit te drejtesise, si drejtor i plepave dhe si krysekser i KLD.Sa per mrekulline e dyte mos do ishte me mire qr nje dore tw fyti dhe nje gisht ne byth Lulushit qe te mos shfryje.Kur ndjekin edhe kete ordiner njerezit atehere ka marre fund

  3. Shen triadha says:

    Ky legen eshte shkaterruesi i vertete i sistemit te drejtesise, si drejtor i plepave dhe si krysekser i KLD.Sa per mrekulline e dyte mos do ishte me mire qr nje dore tw fyti dhe nje gisht ne byth Lulushit qe te mos shfryje.Kur ndjekin edhe kete ordiner njerezit atehere ka marre fund

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje