Karmina reagon ndaj maturantëve: Nuk është kjo rruga e suksesit në jetë

7 Shtator 2016, 19:19Antena TEMA

Pas protestës së maturantëve para Kryeministrisë, të cilët janë të ndëshkuar nga aplikimi I rregullave të vjetra dhe të reja të ligjit për arsimin, reagoi dhe blogerja e njohur Karmina.

“Më thënë të drejtën nuk e kuptoj mirë arsyen se si janë persekutuar këta të rinj, por e besoj me shpirt se diçka u ka ndodhur. Por kjo nuk është fundi i botës.

Përpjekja për ta quajtur arsimin si kyç i suksesit në jetë është një keqkuptimi madh.
Po ju kujtoj dhe një herë se kush ma ka ndriçuar mua rrugën drejt suksesit.

Është Marlyn. Marilyn nuk ka qenë femra më e bukur dhe as më e zgjuara, por ajo ka mishëruar kuptimin e fjalës “koketë” apo “lozonjare”, tamam si një fëmijë, dhe unë këtu e gjej mjaft veten time. Por mbi të gjitha më ka pëlqyer si femra që tregoi rrugën se si të bëhesh e pasur, duke gjetur njeriun e duhur. Dhe nga kjo besoj mua më është rritur adhurimi për të.

Ajo tregon në kujtimet e saj, si u bë milionere për shkak të zgjedhjes që bëri tek burrat e saj. Dhe kjo është një rrugë e merituar.

Është pikërisht kjo inteligjencë dhe kulturë e saj që më ka mahnitur qysh ditën e parë që rashë në kontakt me literaturën për jetën e saj.

Dikur, nuk kam pasur shumë informacione, pasi nuk i kisha parë filmat e saj, apo nuk kisha lexuar për të, por kur pashë për herë të parë një film ku ajo kishte rolin protagonist (How to marry a millionare), në mënyrën sesi ajo aktronte, vura re diçka… diçka shumë tipike… diçka që nuk mund të ishte thjesht aktrim.

Tani të dashur maturantë dhe maturante unë e kuptoj që jeni në moshën që ëndërroni se me libra do bëheni të pasur, apo me arsim do ecni përpara. Ja ku po u them unë që librin e parë dhe të fundit kam lexuar librin e Marlyn dhe nuk kam gabuar. Kam lexuar librin e duhur për të mos lexuar më asgjë tjetër. Dhe ajo rekomandon qartë që duhet me kap ndonjë burrë me lek apo ndonjë dashnore të pasur dhe ecni përpara duke hapur ndonjë biznes. S’ia ka pa njeri hajrin shkollës që t’ia shihni ju.

Unë për vete nuk e mbaj mend mirë se si shkova në shkollë të lartë, por mbaj mend që më njoftuan se isha në shkollë të lartë. Pastaj u mora me punët e mija dhe eca në biznes dhe në jetë. Në fund kur më duhej diploma thirra zyshen i dhashë një komplet të brendshmesh klasi dhe e mora diplomën, që në fakt nuk më duhet. Ndaj mos besoni tek iluzionet për shkollën. Parja nuk shkon tek më i mëncuri, por tek më i zoti. Ndaj merreni më lehtë!

2 komente në “Karmina reagon ndaj maturantëve: Nuk është kjo rruga e suksesit në jetë”

  1. hahaha says:

    fatkeqesisht ky eshte realiteti.

  2. Chay says:

    Pershendetje Armina,
    Si ke qene ?
    Cfare ngjyre I ke vesh breket sot ?
    Vajte andej nga Salikari te ja tregosh ?
    Pozon para tij ti breket e reja?
    I ka qejf Salikari keto lloj sfilatash?
    Se Grida Sumen e rriti be parti vetem se e lejonte ta shikonte tek bente shurren .
    Ka huqe perverse salikari e do ja kaloni gezuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje