Rrëfehet Flamuri: E rraha, se nuk më njohu kush isha!

11 Shtator 2016, 19:39Antena TEMA

Muli ka shpjeguar publikisht momentin kur ka rrahur një militant të Partisë Socialiste në Maqellarë, bashkë me shoferin e tij. Ai hedh poshtë me neveri akuzat e PS, se ka rrahur një militant të PS për të frikësuar votuesit dhe për të vendosur terror. E vërteta siç e shpjegon Muli është krejt ndryshe.

“Ne kishim ngritur një postbllok në Maqellarë dhe po numëronim votuesit që kaloin aty për të votuar. Unë dhe shoferi kishim nga një listë përpara dhe kur kalonte ndonjë i yni, i vinim kryq.

Kështu po kalonin orët dhe ne kishim vënë shumë pak kryqe.

Më thotë shoferi:- Kam idenë se njerëzit frikësohen prej nesh ndaj nuk kalojnë këtu. Duhet të rrimë pak më anash rrugës.

Ashtu bëmë.

Unë nga një anë e rrugës, shoferi nga ana tjetër.

Erdhi momenti për të cilin ankohet ky socialisti.

I pari e ndali shoferi im dhe i bëri atë pyetjen e tërthortë për të kuptuar, nëse ishte me PS, apo me PD. Pyetja ishte shumë inteligjente.

Shoferi im i pyeste ata që nuk i njihte me stil.

-A ke nevojë për Doktor, apo për para?

Nëse ai thoshte “kam nevojë për Doktor”, ishte socialist, se ata e kanë kandidatin Doktor. Nëse thoshte “kam nevojë për para”, ishte me Sherefedinin, se është financier.

Ky tipi dha përgjigje të paqartë.

Kur e pyeti shoferi: “A ke nevojë për Doktor, apo për para?”, ai u përgjigj: -Pa pare nuk shkohet tek Doktori.

Këtu ne u hutuam të dy dhe vendosa të hyj vetë në lojë.

Dola para makinës së tij dhe e pyeta: A e di ti kush jam unë?

-Jo vallai tha, nuk e di.

-Nuk ke dëgjuar për mua kurrë-i thashë?

-Jo vallai,- tha- kurrë!

-Po e di ti që unë kam qenë Ministër i Brendshëm – i thashë, -dhe ta këpus qafën që ma ke si derr.?

-Jo or taj tha, s’ka mundësi. Ministër i Brendshëm, ka pas qenë një budall.

Aty nuk durova dhe i hyra në dru .

Sapo bëra goditjen e parë, ai ma ktheu:

-Pash zoti ti je Muli?

-Po i thashë. Ta tregoj unë unë ty tani dhe i mshova prap. Natyrisht më ndihmoi dhe shoferi. Por çudia ishte se ne e gjuanim, ai qeshte.

Pas kësaj lajmi u përhap shpejt dhe tani në mbrëmje më njihnin të gjithë në rrugë. Kur kaloja rrugës, dëgjoja që i thonin njëri tjetrit.

-“Ky është Muli”, – dhe qeshnin. Popull idiot. Duhet ta rrahësh që ti bësh për të qeshur.

 

8 komente në “Rrëfehet Flamuri: E rraha, se nuk më njohu kush isha!”

  1. BIILI says:

    copa e mishit….

  2. Zani Burimi says:

    Kesaj i thone: “Kercen prifti nga belaja!” Te qeshesh dhe te zgerdhihesh kur duhet te vajtosh e te marresh malin e Kercinit me ulerime duke vikatur: “Po si nuk u hoqen sysh keta kelyshet e Serbise, qe iu shofte fara bashke me Salen!
    Mul Gorani eshte shpikja me brutale e Sale Vuccidolit, nje monster qe e ka hak nje 80-lekeshe!

  3. Kamasuka says:

    Kurt do ta Fusin ne Burk kete ,se shum po na besdis ky

  4. haha mjere ne qe presim qe nji dite ky muli te behet prap minister duhet cdo shqiptare te ikun e te vrasin veten jasht vendit kudo edhe ne indi mjafton qe ky muli mos ti takojne ne rruge se i thyen brijesh nuk i njeh ma vone as demokratet e as socialistet mjafton te jet shqiptare ai e ben copa ne dru

  5. dino says:

    hahahahahahahahahahahahahahahahahahahah!!!!!! Me e bukur nuk behet!!! -“Jo or taj me tha,s’ka mundesi,Minister i brendshem ka qene nje budall”…….”Pash Zotin ti je Muli?” Kryeveper!…Humor sarkazem!,Bravo autori!

  6. Neim Gorani says:

    Mul turimushka politikan, hahahaha.Kesaj i thone te ngrihen kembet e ti bien kokes me tamomket une nuk e coj as me rujt lopet se i hup.

  7. Virojsi says:

    Prototipi i injorantit, nji bio produkt i pd. Jo vetem ne burg por nje te rrahun vence e don, dhe perseri mend ne koke nuk i vine. Gen me mutacione te deformuara. Se vlen te merresh gjate me te.

  8. Zana says:

    Sipas ndërtimit të këtij lajmi, Muli paska “rrahur një militant të PS, bashkë me shoferin e tij”. Hajde militant me shofer, hajde. Ose më mirë: hajde gazetar që nuk ia ke haberin gjuhës shqipe, hajde!
    A nuk të duket më thjeshtë, dhe më shqip, o “gazetar”, po të shkruash: “Muli bashkë me shoferin e tij kanë rrahur një militant”? Ë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje