Karmina dyshon se Tuna ka lexuar Marilyn dhe ka futur në sherr Noizy me Cozman-in

14 Shtator 2016, 18:42Antena TEMA

Pas përplasjes së ashpër me armë mes dy reperëve të njohur Noizy dhe Cozman, ka folur dhe blogerja  e njohur Karmina, e cila është përpjekur t’u japë disa këshilla miqësore dy reperëve.

“E mësova e tronditur atë që ka ndodhur mes Noizy dhe Cozman-it në një shesh në Prishtinë.

Ngjarja është shumë e rëndë dhe reflekton faktin që këta dy të rinj të suksesshëm, nuk kanë bagazhin e duhur kulturor, për të qenë më të përgjegjshëm për të ardhmen e tyre.

Edhe unë kam qenë repere kur isha e vogël, por pastaj një ditë rashë në kontakt me një libër.

Më ra në dorë libri i Marilyn, që tregon se si të martohesh me një të pasur, dhe prej atëhere i lashë gjërat e vogla mënjanë dhe ju përkushtova objektivit tim, të cilin e kam arrit.

Por dyshoj se të njëjtën gjë ka bërë dhe Tuna.

Ajo ka hyrë mes këtyre dy meshkujve, për të provokuar këtë sherr, pasi ajo është e bindur se një prej tyre duhet të bëhet i saj, pasi janë të dy milionerë.

Dhe rruga më e mirë që ka menduar, është që njëri të vrasë tjetrin dhe fitimtari të jetë i saj.

Unë mendoj se kjo është një rrugë e gabuar dhe jo diçka që e ka rekomanduar Marilyn në librat e saj.

Ky është një shtrembërim i filozofisë së saj.

Filozofia e Marilyn e shmang dhunën dhe nuk e ka atë si mjet për arritjen e qëllimit.

Ajo ka përdorur dashurinë dhe sensualitetin për të ecur përpara.

Ajo ka frymëzuar shkrimtarë të mëdhenj të shkruajnë dhe jo njerëz që bëjnë tekste këngësh.

Për këtë shkak mendoj se Tuna e ka keqpërdorur leximin e librit të Marilyn dhe përfiton nga fakti që të dy reperët i zë libri po të lexojnë.

Edhe pse ai është një libër për femra, unë ja rekomandoj atë ta lexojë Noizy dhe Cozmani, që ta kuptojnë mendjen e femrës dhe përse u duhen meshkujt atyre.

Kështu mund ta marrin më shtruar dhe të shmangin gjakderdhjen si kjo.

Kam dhe diçka për të shtuar në fund.

E kam fjalën për të ardhmen e këtyre dy reperëve.

Unë mund të bëj ndërmejtësen nëse ata duan të pajtohen, por kam si kusht që ata të lexojnë më parë Marilyn, që ta kuptojnë filozofinë time.

Nuk është libër shumë i trashë!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje