Një letër proteste ka mbërritur në emër të Lulit pranë shërbimit qeveritar VIP në aeroportin e Rinasit. Shkak janë bërë disa koincidenca që kanë trazuar Lulin gjatë udhëtimeve të tij në fundjavë drejt Hollandës, i cili u përsërit edhe këtë fundjavë.
“Zoti Drejtor!
Po të shkruaj në cilësinë e një personi që protokolli i shtetit e parasheh detyrimin të më shërbeni në sektorin VIP, pranë aeroportit të Rinasit.
Është bërë e disata herë, që kur unë udhëtoj cdo të premte me gruan time drejt Hollandës, që në llozhën e sektorit VIP, të qëndrojnë ministra të qeverisë së korruptuar Rama, të cilët marrin dhe miq të tyre dhe i zënë të gjithë kolltuqet, me qëllim që të më detyrojnë mua të ulem diku afër ministrit. E gjitha kjo bëhët me qëllim që të fabrikohen lajme, sikur unë po hyj në bisedime me qeverinë, për të shmangur goditjen që mund të marr nga brenda PD, pas humbjes në Dibër.
Këtë fundjavë kjo skenë e shëmtuar u përsërit.
Unë së bashku me gruan po udhëtonim në mesditë drejt Hollandës, kur shoqëruesi im më tha se në llozhë ishte Ditmir Bushati, i cili mbante në duar dhe celularin gati për të bërë foto.
U detyrova të qëndroj në makinë pa zbritur derisa erdhi orari i avionit. Llogarit që makina ka qëndruar rreth 40 minuta ndezur dhe unë nuk bëja dot muhabet me gruan në sy të shoferit. E gjithë kjo skenë poshtëruese vetëm se një mistrec i qeverisë së korruptuar Rama, priste me celular në dorë , të bënte foto e t’ia shpërndante shtypit që kryetari i opozitës po ikën për Hollandë.
Por e keqja nuk mbaron këtu.
Ministrat e qeverisë Rama që i takon cdo ditë nëpër avionë, kanë filluar presin të gjithë bileta në ekonomik klas, me qëllim që të bëjnë sikur shkrihen me popullin. Edhe unë do të desha të prisja në ekonomik klas dhe jo biznes klas, por kur shikoj ato fytyra të urryera që rrijnë nëpër avion, jam detyruar t’i pres në biznes klas me qëllim që të mos më rrastis të jem në një kolltuk me ta.
Të gjithë këto shantazhe të cilat kanë një kosto të caktuar për mua si kryetar opozite, Edi Rama i bën që unë të shpenzoj energji me këto gjëra dhe jo për opozitën. Ai kërkon të më nxijë çdo fundjavë që unë iki në Hollandë dhe të më detyroj të pres biletë në biznes klas, që të më falimentojë financiarisht.
Për gjithë këto arsye kërkoj që opozita të ketë sallën e saj të veçantë tek sektori VIP, pa xhama transparentë, ku të mos hyjë askush dhe të njëjtën gjë të ketë dhe në avion, duke i rimbursuar paratë qeveria. Vetëm kështu qeveria mund të demonstrojë se respekton opozitën dhe nuk kërkon ta persekutojë atë.
Dita kur ata nuk do hyjnë më tek VIP nuk është larg, por kur mendoj që janë akoma dhe 40 fundjava për të ikur në Hollandë, sërish më duken shumë. Iu lutem merrni masa.”
Lulzim Basha
Ka nje zgjidhje or taj, mer me vete Serxho Mazrekuqon dhe Big-prostet e tij e shpeton nga te gjitha hallet kut te sperkate me jarget e tij…
Per ate Serxho belegun e keni fjalen ju PDistet.
undefined