Dialogu i Mulit me Ristanin tek pista e avionit

17 Shtator 2016, 20:11Antena TEMA

Muli dhe Ristani shkuan sot të vizitojnë pistën e avionit në Ishëm, ku ishte ulur piloti italian. Pas disa peripecish për gjetjen e rrugës, më në fund arritën në vendngjarje.

Pista dukej madhështore dhe punimet ishin cilësore.

Rrotull tyre u mblodhën ca banorë të zonës

Sapo u mblodhën njerëzit, Muli filloi të flasw.

Flamuri: Ky aeroport e bën Shqipërinë vendin e tretë në botë, që kemi pista për trafikun e drogës. Ky është aeroprti i Saje Qorrit, i cili përmes tij, transporton drogën dhe armët në Itali…

-Or ti çun, ky është i njonit nga fshati, nuk e ka emrin Saje Qorri ai, i tha fshatari. Dhe e ka bë gati me bë gara me kuaj.

-Ku i ka kuajt, i tha Flamuri, pse mashtron? Të ka paguar Saje Qorri të mashtrosh.

-Or ti çun, ai për kuaj e ka bë, po tani e kanë zënë gomerët, nuk ka faj ai, tha fshatari.

Ben Ristani: Kemi ardhur këtu të denoncojmë këtë aeroport ilegal, i cili është vepër e qeverisë shqiptare. Kemi të dhëna të sigurta se në avion do të ngarkoheshin armë në drejtim të Italisë . Në fillim menduam se do ngarkohej drogë, por kur bëmë llogaritë, na doli se ka më leverdi me armë, dhe tani jemi të bindur se ky avion do transportonte armë në drejtim të Italisë. Nga llogaritë tona, meqë ky avion nuk merr më shumë se 200 kg, kemi dyshimet tona se kanë qenë duke transporotuar ndonjë armë të shtrenjtë, që kushton shumë dhe peshon pak. Dyshimet tona janë për raketat tokë- ajër. Opozita do hetojw për këtë çështje dhe së shpejti do kemi fakte të reja.

Pasi bënë deklaratat, Noka dhe Ristani u nisën drejt Tiranës.

Kryetari i PD-sw së Ishmit që i shoqëronte ishte si i çuditur nga deklaratat.

-O shef, i tha Ristanit. Me të vërtetw ka më leverdi me armë se me drogë?

-Patjetër, i tha Ristani.

-Po pse s’na thoni vetëm ne brenda partisë mo burrë, po e thoni publikisht, se tani do turret gjithë fshati me gjet armë.

1 komente në “Dialogu i Mulit me Ristanin tek pista e avionit”

  1. WAAR DOG -SALIU says:

    po raki a kishte hajdut zgjedhjesh keni shkuar te vendi i krimit tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje