Nga dialogu i Jarit me Bill Klintonin në Nju Jork

20 Shtator 2016, 20:59Antena TEMA

Pas letrës që Jari i dërgoi kandidates për presidente Hillari Klinton, Jari pati rastin të takohet dhe me ish- presidentin Klinton. Sapo mësoi kush ishte, Klintoni tregoi shumë interes.

-Sa kohë ke që je sëmurë, i tha?

-Kam ca kohë, i tha Jari, por tani jam më mirë.

-Ah, gruas sime i qëlloi ters, tha Klintoi, u sëmur në fushatë dhe po rrezikon shumë!

-Unë kur u zgjodha isha shumë i sëmurë, i tha Jari, por mora shembullin e presidentit Franklin Roosvelt, që ishte në karrocë dhe u thashë, “amerikanët kanë votuar një president në karrocë, ju bezdiseni nga paterica ime”.

-Po, por presidenti Franklin Roosvelt bëri luftë, i tha Klintoni, ishte ndryshe. Ju përse jeni shquar në Shqipëri?

-Dhe unë kam qenë ushtarak, dhe në vitin 1997 deshëm të bëjmë një betejë kundër rebelëve të kuq, por na mundën dhe u shpërnda ushtria, tha Jari.

-Ah, tha Klinton, më kujtohet. Atëhere që ishte Sali Berisha. E mbaj mend. Na hapi shumë telashe, na u desh të çonim ushtri aty. Ku është ai idioti tani?

Jari u zu ngushtë.

-Aty është, tha me gjysëm zëri dhe ndërroi bisedë.

-Kohë e keqe sot, i tha. Po bie shi.

-Ah po, bie përditë i tha Klinton. Në Shqipëri si është koha, a bie shi?

-Bie, i tha Jari….

Pastaj u vendos përsëri një heshtje.

-Jam shumë i kënaqur me këtë paktin ruso -amerikan në Siri, i tha Jari. Është gjë shumë e mirë.

-Me sa di unë është prishur, i tha Klintoni, ka një javë që nuk funksionon.

-Ashtu, u mendua pak Jari dhe nuk po dinte ku ta çonte bisedën më tej.

-Bëjmë një selfie bashkë, i tha?

-Po mire, i tha Klintoni, dhe afroi kokën nga Jari. Por në atë moment, Jari nuk lëvizte dot dorën që të bënte seflie.

-A mund ta shkrepni ju, i tha, se e kam dorën ters.

-Patjetër, i tha Klinton. Më ke hequr gjithë merakun për fushatën e gruas. Fakti që ty të kanë bërë president me gjithë këto probleme më bën shumë optimist.

3 komente në “Nga dialogu i Jarit me Bill Klintonin në Nju Jork”

  1. thoth says:

    jari perfitoi nga gruaja qe ka kohe qe ngjit trekendeshin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje