Dhoma e Tregëtisë argumenton si biznese fitimprurëse në Shqipëri, atë të plehrave, seksit dhe drogës

21 Shtator 2016, 20:46Antena TEMA

Në një komunikatë për shtyp Dhoma e Tregëtisë e Tiranës, i ka kërkuar qeverisë të liberalizojë sjelljen e plehrave në Shqipëri, të liberalizojë hashashin dhe të liberalizojë seksin në shtëpitë publike. Dhoma e Tregëtisë e shoqëron kërkesën e saj me një studim tregu dhe plan biznesi që arsyeton propozimet përkatëse.

Në të thuhet: “Në situatën aktuale që jetojmë Shqipëria është e mbushur me plehra dhe rreth 40 për qind e tyre nuk hiqen nga vendi. Nga studimi jonë, rezulton se bashkiakët përtojnë t’i heqin se nuk ka leverdi. Ata thonë se të çosh makinën për të hequr plehrat, duhet që kazanët të jenë plot, se ndryshe nuk ke leverdi.

Por nga studimi ynë në tregun shqiptar prodhimi i plehrave e pamundëson këtë gjë. Pra kazanët shpesh do të mbeten bosh dhe do rrinë për një kohë të gjatë aty. Varfëria e shtuar së fundmi e bën dhe më të mprehtë situatën. Ndaj importi i plehrave, mund ta gjallërojë këtë industri, pasi duke pasur plehra gjithandej do funksionojë industria e plehrave dhe do ecim përpara.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për hashashin. Sivjet çdo fshatar shqiptar nuk ka mbjellë domate, por hashash. Të gjithë kanë bërë plane biznesi që do ta shisnin me 1000 euro kilogramin. Por ndërkohë kilogrami ka shkuar 100 euro. Kjo rezulton me dëme të mëdha për fshatarët, të cilët kishin më leverdi të mblidhnin sherebelë se hashash, pasi nga 100 euro kilogrami, 30 euro ua merr polici, 20 euro shefi i policisë, 30 euro tranportuesi, kështu që për 20 euro kilogrami më mirë kishte mbledhur sherebelë. Nga ana tjetër ata që e blejnë 100 euro e shesin jashtë 1000 euro, duke dhjetëfishuar çmimin. Propozimi ynë është që të liberalizohet prodhimi me qëllim që fshatari ta shesë dorë e parë jashtë direkt dhe të shmangë sekserët e policisë në mes.

Propozimi i tretë është ai për shtëpitë publike. Turizmi ynë po shkatërrohet pasi turistët nuk kanë përse të vijnë këtu. Ujë s’ka, drita s’ka, rrugët nuk janë mirë, hotele të mira nuk kemi. Të paktën të vijnë për seks. Por kodi ynë penal i dënon si turistin dhe shqiptaren që bën seks me të. Kjo bën që femrat shqiptare të emigrojnë e të shkojnë jashtë për seks me pare, duke nxjerrë valutën nga vendi, dhe në Shqipëri të krijohet uri seksuale dhe të shtohen rastet e përdhunimeve dhe incesteve në familje.

Liberalizimi i seksit urgjent, do ta përmirësojë këtë situatë dhe do ta normalizojë situatën. Orientimi i shoqërisë sonë drejt këtyre tre biznesve fitimprurëse do ta forcojë shumë ekonominë tonë. Sa për imazhin nuk duhet të bëhemi merak, se më shumë të zeza se kaq sa ka thënë opozita për Shqipërinë nuk ka për të thënë njeri. Për hashash na ka dal nami dhe prapë s’po e gëzojmë. Për kurva na ka dal nami dhe po i gëzojnë bota. Për vend pis, na ka dal nami dhe plehra s’kemi mjaftueshëm. Kjo situatë duhet të marrë fund”.

3 komente në “Dhoma e Tregëtisë argumenton si biznese fitimprurëse në Shqipëri, atë të plehrave, seksit dhe drogës”

  1. Nje shqiptar says:

    Shkrim simpatik. Po kush propozon ne merin e dhomes se tregtise? Ku lindur dhe eshte rritur, nga vjen, çfare punon, si i ka bere parate? Familja duhet ta dije.

  2. Patatja says:

    Obobo asnje koment. Mero mos i lendo lexuesit socialiste se jane buka jote e gojes

  3. Astrit says:

    Jam kurioz te di si mendon kryeministri per kete ide te Dhomes se Tregetise, keto tre opsione ishin perspektiva e programit te zhvillimit te Shqiperise sipas socialisteve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje