Deputeti Taulant Balla ka deklaruar se do t’i lexojë Berishës çdo ditë të enjte nga një faqe libri për Gërdecin, në sallën e Kuvendit.
Bëhet fjalë për librin “Armët dhe çunat” të gazetarit amerikan mbi të cilin është prodhuar dhe filmi rreth trafikut të armëve nga Shqipëria në Afganistan, me ndërmjetësimin e Zenit.
Pas Ballës reagoi blogerja e njohur Karmina, e cila ironizon deputetin si injorant, që mezi lexon një faqe libri në javë:
“Kur shikon sa poshtë ka rënë parlamenti shqiptar të vjen keq për veten që jeton në Shqipëri.
Dëgjova sot një deputet që thoshte se do lexojë nga një faqe në javë nga ky libri.
Sot lexoi në fakt vetëm një paragraf ku flitej për Zenin, dhe aty me fjalë fyese si “sypeshkaqen”.
Në fakt mua më ka gllabëruar që në vështrimin e parë me ato sy, por kjo është temë tjetër dhe do shkruaj në një postim të posaçëm.
Si një adhuruese e librit, ndjehem e fyer se si mund ta përdorin librin kështu.
Kur unë nisa lexoj Marilyn, e mbarova për dy muaj.
Lexoja çdo ditë nga 1 deri 2 faqe dhe për dy muaj e kisha mbaruar.
Si mund ta lexosh një libër nga një faqe një herë në javë?
Vetëm një deputet i majtë mund ta bëjë këtë.
Dëgjova po ashtu që këta po i shesin hashashin ISIS.
Unë mendoj se kjo punë duhet parë pak më thellë se sa tregtia.
ISIS ka plot toka djerrë dhe mund të mbjellë vet hashash.
Por ata kanë dëgjuar që në Lazarat, në kohën e Doktorit, bëhej hashah e një cilësi e rrallë, dhe kërkojnë të marrin nga ajo.
Këta përdorin emrin dhe famën e hashashit të kohës së Doktorit dhe në fakt shesin hashashin e Labërisë, që ndryshon kryekëput nga Lazarati.
Ky është i ngopur me ujë, i rritur në toka të buta dhe është shumë i dobët në cilësi.
Fortësia e tij është e papërfillshme, dhe duke përdorur këtë hashash, ushtarët e ISIS thuajse as që nuk trullosen fare.
Pra mendoj se këta po bëjnë një dëm më të madh se trafiku i canabisit.
Këta po ndihmojnë ISIS mos ta zërë hashashi.
Ç’pret nga njerëz që lexojnë vetëm një faqe libri në javë!
Kjo është Shqipëria e 2016”.
Sikur edhe njëqind goca të kisha
Asnjërën s’do ja jepja Zenit
Po ti i ngjan më shumë mamit
S’e ke problem, moj gocë e Benit.
?
Sikur edhe njëqind çuna të kisha
Asnjërin s’do ja jepja Minës
Se kush i do ata si sytë e tij
Dyqanit i beson, e jo vitrinës.
?
Sikur … dy djem të vegjël kam
I kam e të më rrojnë sa malet
Me punë do i mësoj, me dituri
Do Zoti më dëgjon … e ndalet.
.
.
.
Pershendetje Armina ,
Aq e zgjuar je ti sa po te te merrja ne pune ne kompanine time te Henen une do te te pushoja nga puna 100% te merkuren…. Nga qe te Marten e bej pushim.
b>
Sikur edhe njëqind goca të kisha
Asnjërën s’do ja jepja Zenit
Po ti i ngjan më shumë mamit
S’e ke problem, moj gocë e Benit.
?
Sikur edhe njëqind çuna të kisha
Asnjërin s’do ja jepja Minës
Se kush i do ata si sytë e tij
Dyqanit i beson, e jo vitrinës.
?
Sikur … dy djem të vegjël kam
I kam e të më rrojnë sa malet
Me punë do i mësoj, me dituri
Do Zoti më dëgjon e ndalet.
.
.
.