Luli sqaron foton me trafikantin dhe friken e Saje Qorrit nga konkurrenca

24 Shtator 2016, 19:18Antena TEMA

Pas publikimit të disa fotove që dëshmonin për miqësinë e Lulit me një të kërkuar për eksport hashashi në doganën e Durrësit, Luli bëri një deklaratë për shtyp, ku sqaronte pozicionin e tij dhe akuzat e Saje Qorrit:

“Të dashur miq!

Karteli i drogës dhe mafia në pushtet na kanë shpallur luftë. Ata janë tërbuar nga fakti që shkuarja ime në Dibër e uli fitoren e tyre të pritshme nga 14 mijë vota, në katër mijë vota, dhe tani janë hedhur në sulm për të shkatërruar çdo mbështetës të PD, apo biznesmen që është me mua.

Siç e patë, ata kanë shpërndarë sot fotot e mia me një të kërkuar për drogë.

Po sa ishte ajo sasi zotëri?

Vetëm 127 kg.

Ju që ngarkoni avionët me drogë, ose siç ka thënë zoti Nishani, keni mbush “qiejt me aviona dhe rrugët me kamiona”, me drogë, sot ndalni një fakir me 127 kg drogë vetëm se është miku im dhe vetëm se ka foto me mua gjithandej.

Ky është akti juaj mjeran.

Ju nuk i shpallni dot luftë mafias se nuk guxoni, por e seleksioni atë politikisht.

Shikoni kë kam unë mik dhe sulmoni vetëm ata.

Unë ju them demokratëve dhe demokrateve të jenë krenar për punën e tyre në këtë drejtim, dhe se karteli i drogës është tërbuar që beteja jonë po u heq nga duart qoftë dhe disa qindra kiliogramë drogë.

Ata nuk duan konkurrencë, por duan monopol, por ne do rezistojmë.

Nuk na trembin dot me arrestime dhe shpallje në kërkim.

Ne kemi fuqi të ringrihemi dhe t’u tregojmë vendin këtyre maskarenjve, zullumaqarëve dhe të pangopurve, që nuk duan t’u iki asnjë thes drogë nga duart e të shkojë tek kundërshtarët e tyre.

Tërbimi që i ka kapur pas asaj që u bëmë në Dibër, duket se vazhdon dhe me këtë që po u bëjmë në betejën kundër drogës, prandaj nuk duhet të tërhiqemi.

Çdo lek që mund t’i heqim nga duart mafies së drogës në pushtet është votë për opozitën, votë për lirinë dhe të ardhmen tonë, votë për Shqipërinë. Përpara”!

3 komente në “Luli sqaron foton me trafikantin dhe friken e Saje Qorrit nga konkurrenca”

  1. Treviso says:

    Shpresoj t’mose e lecojne ambasadoret e akredituar ne vendin tone kete artikull. Me kete artikull partia Demokratike duhet te dali jashte ligjit.
    Njerzit e ndershem te partise Demokratike nuk kane force te shkaterrojne mafjen brenda saje, keshtu patjeter duhet te dali jashte ligjit.

  2. Kosovari says:

    Turp mbi turpin, qfar dallimi esht me 127 kg apo 1009 kg, narko diler esht narko diler. E mjera Shqipri ne duar te kuaj ki ra.

  3. arben says:

    kjo eshte pergjigja me e shkerdhyer qe kame lexuar deri me sot .o koqe o njeri pa tru si mund te beshe nje deklarat te tille ti qe je kryetari i shqupit ti qe do te ndryshoshe shqiperin ;je nje kontrabandist si gjithe shqupi.vergonjozo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje