Edhe pse me vonesë, më në fund Luli arriti të jetë bindës për opinionin publik, pse ka fituar thellë në Dibër.
Në daljen e tij të parë publike, ai paraqiti një sërw argumentash, që provonin fitoren e tij të thellë:
“Nga një analizë e hollësishme që kemi bërë, ne duhet të humbisnim në Dibër me një diferencë prej 14 mijë votash. Për aq llogari sa kishim bërë ne, rezultati do të dilte 22 mijë për PS dhe 9 mijë për PD.
Llogaritë tona janë realiste dhe u mbështetën tek fakti se PD na kishte tradhtuar dhe se rreth 10 mijë votues të saj ishin gënjyer nga ish- kryetari i PD dhe do votonin PS.
Atëhere morëm masat dhe u hodhëm në aksion. U dhashë detyrë Strazos, Flamurit, Palokës dhe Aldos të hidhen në betejë dhëmbë për dhëmbë dhe të ndalin hemoragjinë e PD.
Dhe kështu u bë. Aldua kishte marrë një hajmali të Safet Zhulalit me vete dhe i detyronte njerëzit ta puthnin atë dhe të betoheshin se nuk do ta tradhtonin kujtimin e tij, pasi Zhulali ishte i njohur si njeri që nuk tradhtonte kurrë, as në ditët më të vështira të PD.
Kjo funksionoi dhe shumë nga votuesit e PD, për shkak të hajmalisë së Aldos, kthyen rrugë.
Pastaj Strazimiri ndoqi taktikë tjetër. Ai kishte marrë me vete pistoletën dhe i ftonte njerëzit të dilnin për gjah gjatë ditës dhe pasi bënte nja 500 metra, u tregonte pistoletën.
-Po tradhtuat Lulin, kjo iu pret, u thoshte.
Llafi u përhap gjithandej dhe pati efekt.
Flamuri e bëri dhe më të fortw. Ai vendosi të rrahw një banor të Maqellarës, ndërkohë që në fshat qe një dasëm që mbaronte më 2 të natës. Sapo mbaroi dasma, Flamuri e qëlloi dhe e gjakosi dhe e la para derës sw restorantit ku bëhej dasma.
Dilnin dasmorët, shikonin njeriun e përgjakur dhe i thoshin njëri- tjetrit në vesh:
-Ka ardh Flamuri, ka ardh Flamuri. Ruani kokën.
Dhe kjo pati efektin e vet.
Nuk duhet lënë mënjanw puna e palodhur e Ed Palokës, i cili iu thoshte dibranëve, se partia e Shpëtim Idrizit nuk e mundte dot atë, se dhe një herë që e kishte mundur, e kishte tradhtuar Nehati.
Kjo u dha shumë siguri njerëzve që partia e Shpëtimit nuk do fitonte.
Kështu, në sajw të kësaj pune të palodhur, në vend që socialistët të fitonin me 14 mijw vota diferencë, mezi fituan me katër mijw vota.
Pas kësaj disfate të thellë që pësoi PS, Edi Rama është fshehur dhe nuk ballafaqohet dot me socialistët, të cilit i kërkojnë llogari për këtë firim të madh votash. Ai nuk përballet dot me socialistët e thjeshtë, që me të drejtw kërkojnë të dinë ku shkuan votat e tyre. Votat e tyre i firoi mafia, bandat dhe karteli i drogës që rri me Edi Ramën. Po të mos ishin ata, socialistët do kishin fituar me 14 mijw vota, aq sa ishte planifikuar.
Falw këtij mobilizimi të PD dhe drejtimit nga ana ime me dorë të hekurt, ne arritëm të bëjmë një mrekulli në Dibër, që do ta përsërisim më 2017 në gjithë Shqipërinë. Përpara!”
O Mero po mos u be kaq i pashpirt, tallesh me nje te mbarum., bie fjala se per burr qe eshte duhet tall nga mengjesi ne dark.
Hec, Përpara
Hec, Përpara
O Lule Kungull
Pa fara.
.
Një hap para
Dhjetra mbrapa
Luaj Lulzim
Hapa dollapa.
.
P.S.
Opozitë,
për shef që kini
Mjerë Shqipëria
E lumë Edvini.
?