Komisioni organizator i protestës kundër ligjit të mbetjeve, ka vendosur që çdo protestues të mbajë në duar një karton të kuq, si simbol i ndalimit të këtij ligji nga Kuvendi.
Por Partia Demokratike vendosi ta mbështesë protestën dhe filloi organizimet në rrethe, që të vijnë në Tiranë me autobusë.
Si zakonisht me këto punë merret Muli.
Por sapo filloi organzimi, doli telashi i parë. Kishte të bënte me kartonin e kuq. Asnjë protestues i PD, nuk pranon të mbajë kartonin e kuq në dorë, për shkak të ngjyrës.
I vënë në siklet, Muli filloi ta diskutojë me Lulin se çfarë t’u jepnin në dorë protesuetve të PD.
Propozimi i parë ishte të mbanin nga një garzë para gojës, si rrezik ndotje.
Kjo nuk i pëlqeu Lulit, pasi nuk gjenin dot aq shumë garza brenda ditës.
Atëhere Muli propozoi që të vinin nga një letër para gojës.
Dhe kjo nuk po ngjiste shumë.
Atëhere vendosi të bëjë një propozim miks.
-Të marrim ata kartonat e kuq, tha, dhe t’iu vëmë nga një kryq blu, për të treguar që do t’i mundim.
-Kjo po, tha Luli. Po e bëre këtë jemi në rregull.
Kështu Flamuri u nis e shkoi tek shtabi i protestës.
-Më duhen 5 mijë kartona të kuq, u tha atyre, se do t’ua jap protestuesve të PD nesër. Do t’i fusim dhe nga një kryq blu në mes, se nuk na e pranojnë protetuesit kartonin e kuq.
-Nuk t’i jap dot, tha Besi, dhe nuk lejojmë protestues me simbole të tjera në shesh.
-Po ç’keni me ne, ne kemi punën tone, tha Flamuri Thjeshtë një kryq do t’i fusim.
-Jo, se pastaj i numëron Rama sa ishin nga PD, dhe sa ishin nga shoqëria civile, dhe dalim keq, tha Besi. Ose të gjithë me të kuqe, ose mos ejani fare.