Kaçi i Bardhë, formulon pyetjen e referendumit për plehrat

28 Shtator 2016, 21:12Antena TEMA

Gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të PD, debati kryesor ishte se cila duhet të ishte pyetja kyçe e referendumit për plehrat.

Në diskutimin e tij, Kaçi i Bardhë, shpjegoi rëndësinë e një formulimi të saktë të pyetjes dhe mënyrën se si ta interpretojmë si fitore të PD pas referendumit.

“Zoti kryetar unë kam një shqetësim serioz lidhur me referendumin. Pika kyçe e referendumit është pyetja që do bëjmë. Pra çfarë do t’u kërkojmë qytetarëve. Kjo është pika kyçe, pasi në të gjitha rastet, përgjigjia do të jetë pozitive për ne.

Unë mendoj se është e rëndësishme që brenda pyetjes së referendumit të lëmë të kuptohet që njerëzit duan të vijë PD në pushtet. Kjo ka shumë rëndësi.

Për këtë unë kam disa propozime.

Propozimi i parë: A jeni dakord me propozimin e PD që të ndalohet importi i plehrave nga jashtë?

Kjo pyetja ka rëndësi të madhe, se duke thënë “jo”, qytetarët kanë thënë “po” për PD dhe kjo mund të shpallet automatikisht si fitore e thellë e PD në zgjedhjet e radhës.

Por kjo pyetja ka dhe një rrezik, se nga inati i PD qytetarët mund të abstenojnë ose të mos i përgjigjen me “JO”. Prandaj këtu kemi nevojë të bëjmë një analizë, nëse njerëzit i bezdis më shumë PD apo plehrat. Nga ajo që kam konstatuar unë, ata bezdisen më shumë nga PD, se kështu e bën propogandën Rama. Ky rrezik duhet peshuar mirë. Por unë kam një zgjidhje dhe për këtë. Kam një propozim tjetër, që e lë të kuptohet që është fjala për PD.

Pyetja mund të shtrohet kështu: A jeni dakord me Edvin Kristaq Ramën që të na sjellë plehra në Shqipëri?

Nëse ata thonë “Jo”, kjo nënkupton se njerëzit urrejnë dhe plehrat dhe Edvin Ramën dhe kjo konvertohet në fitore dyfishe për PD.

Pa marifeti është të bëjmë sikur pyesim për plehrat, por të kuptojmë, a na duan ne, apo jo?

Mendoj se duhet të përgatitemi dhe për një version të tretë neutral të pyetjes, e cila në dukje është neutrale, por e ka brenda pjesën e PD. Pyetja mund të jetë: Qeveria është pro plehrave. Opozita kundër. Po ju?

Kjo më duket version më profesional dhe shpresoj ta miratojmë.

Sidoqoftë në çfardo rrethane, unë kam bërë gati dhe llogaritjet që na nxjerrin fitues pas referendumit me rezultat nga 60 deri në 95 për qind. Pas referendumit, zgjedhjet e radhës si kemi të sigurta.

-Dakord djalo të dëgjova-i tha Ruli,-po sikur të na e bëjnë referendumin pas zgjedhjeve, si i bëhet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje