Luli shpjegon pse Rama ka urdhëruar rrahjen e “Kaubojsit”

27 Shtator 2016, 21:01Antena TEMA

Pas lajmit të konfirmuar se deputeti kaubojs është rrahur nga dy persona në kufirin Shqipëri- Kosovë, Luli ka bërë një deklaratë për shtyp ku akuzon Ministrinë e Brendshme se ka fshehur krimin për qëllime politike dhe shpjegon arsyet e këtij sherri.

“Klika e drogës ka fsheur sot sërish një krim. Një deputet i mazhorancës është rrahur dhe dhunuar në kufirin Shqipëri- Kosovë dhe klika ka heshtur duke fshehur lajmin.

Në asnjë vend në botë, përveç dikaturave tiranike, nuk fshihet një krim.

Kjo ndodh vetëm në Shqipërinë e Edvin Ramës.

Po përse u fsheh krimi ndaj deputetit kaubojs?

Krimi u fsheh se deputeti kaubojs, po i kërkon Edi Ramës shpërblimin për bastin që ka vënë me Ilir Metën për humbjen në Dibër.

Ai u betua publikisht se ishte gati të vinte bast me Ilir Metën, që PS do ta fitonte Dibrën edhe pse LSI po bënte naze.

Pas kësaj ai ka marrë përgëzimet e Ramës dhe u hodh në betejë për ta fituar Dibrën.

Siç dihet, në Dibër u bë masakër elektorale dhe PS fitoi Bashkinë, kurse kaubojsi fitoi bastin me Ilir Metën.

Por pikërisht tani që ai po priste që Meta t’i jepte lekët e bastit, Meta u bë bashkë me Ramën, u mbyllën tre orë në zyrën e Kryeministrisë dhe vendosën të vazhdojnë bashkë, duke ja mohuar bastin kaubojsit.

Pas kësaj, kaubojsi vendosi të protestojë dhe të bëhet “pentito”, duke treguar se si i fituan zgjedhjet në Dibër.

Kjo e shqetësoi shumë klikën dhe më në fund gjetën një mënyrë t’i mbyllin gojën.

Ndërsa ai ishte në Kosovë në një aktivitet artistik, bandat e kartelit të drogës i kanë zënë pritë në doganë dhe e kanë masakruar.

Për të realizuar aktin e tyre kriminal, ata kanë pajtuar dy shtetas të Kosovës, por doracaku i vërtetë është Edi Rama me Ilir Metën.

Partia Demokratike e shikon këtë zhvillim si shumë negativ dhe që dëshmon ato që kemi thënë për terrorin e klikës së drogës në Shqipëri.

Aq shumë e kanë shantazhuar deputetin kaubojs, sa ai po mohon dhe dhunën fizike mbi të.

Kjo është Shqipëria e 2016. Me këtë situatë ne do ta mendojmë mirë a do hyjmë a jo në zgjedhjet në Kolonjë, pasi nëse në Dibër na mundi PS dhe kaubojsi, në Kolonjë nuk duam të na mundë LSI.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje