Pas bujës që bëri dasma e trashëgimtarëve të familjes Mbretërore, blogerja e njohur Karmina bëri disa komente rreth rëndësisë që ka stili i një dasme të tillë dhe të qënurit princ trashëgimtar:
“Unë dua t’i uroj trashgime çiftit të sapomartuar. Kam dëgjuar shumë komente kundër dasmës, por në fakt e kanë pasur më shumë me titullin e çiftit, përse ata quhen Princi dhe Princesha. Që të jesh Princ ose Princeshë, ose duhet të kesh pushtetin e një princi ose princeshe, ose duhet të kesh para.
Mua më ka thënë Zeni, se ky Princi nuk ka lekë. Zeni e ka pas ndihmuar t’i ktheheshin ca prona dhe të merrte kredi, duke i premtuar Zenit si ndërmjetës një pjesë. Pra, ai nuk ka lekë dhe unë nuk e kuptoj se si mund të jetë princeshë dikush që ndjek një burrë që nuk është milioner.
Po ashtu, Zeni më ka thënë se e ka futur atë disa herë në punë. Një herë e futi në punë si këshilltar të ministrit të Jashtëm, pastaj si këshilltar të kryetarit të Bashkisë, pastaj si këshilltar të presidentit. Pra, ai është gjtihnjë një princ i emëruar nga pushteti i babit të Zenit. Unë nuk e kuptoj se si një princeshë merr për burrë një princ monarkist që punon si këshilltar i armiqëve të pushtetit të tyre.
Zeni më ka thënë po ashtu që Sadija nga inati i Zenit, ka ardh t’i bëjë dasmën, i ka zgjedhur fustanin, i ka bërë faqe në internet, e ku di unë. Sapo më tha që ka ardh në Tiranë, i thashë Zenit të fshehë qenin, se mos na e marrë kur të iki, siç na mori kalin dhe tre macet.
Marilyn në librin e saj e përshkruan veten si princeshë, kur u martua me një milioner, dhe gjeti aty një nga njerëzit e ëndrrave. Dhe që atëhere unë kam një pikëpamjen time për një femër që kërkon të jetë princeshë.
Përshembull unë u ndjeva si princeshë kur dëgjova Doktorin të thoshte në TV, se unë isha shumë afër martesës me Zenin. Kjo të bën të ndjehesh si princeshë, pasi ke përballë një princ të kaltër që ka dhe para, dhe pushtet, dhe të drejtë trashëgimie të pushtetit të babait. Kurse ky Princi nuk ka as para, as pushtet dhe as të drejtë të trashëgojë pushtetin e gjyshit dhe babait, se nuk ekziston më Monarkia. Në fund të fundit, gjyshi i tij ka qenë 14 vjet në pushtet, babi i Zenit ka 26 vjet në pushtet, gati dyfish. Dhe fuqia e pushtetit të tij ndjehet akoma dhe më bën mua dhe Zenit të jemi princi dhe princesha reale.
Çuditem dhe me njerëzit që i quajnë princ dhe princeshë, kur jam mëse e sigurtë se as njëri, as tjetri nuk e kanë lexuar Marilyn.
Megjithatë iu uroj trashëgime, por të mos e tepërojnë me titujt, pasi Zeni thotë që ende si ka dhënë pjesën që i ka premtuar kur i ktheu pronat. Pfff, më lanë dhe pa ik në Javën e Modës në Milano”.
Ah ah! Nje koment plot me vend per ‘bimbot’ shqiptare…
HAHAHAHAHAHAHAHAHA kjo te ve ne siklet me budalliqet qe thot. eshte per ta cuar te landfilli nja 3 vjet, ti vin mend ne koke te sensibilizohet. kurse prinderit paskan qene akoma me keq