“Obezi” shpjegon të këqijat dhe të mirat e deklaratës së Çilit

3 Tetor 2016, 20:22Antena TEMA

Ka shkaktuar një tërmet të madh tek eskorta e opinionistëve të Doktorit, deklarata e Çilit se Edi Rama ka nevojë dhe për një mandat tjetër. Ndër ta, reagimi më i ashpër erdhi prej “Obezit”, i njohur si ideator i tezave se Doktori kishte nevojë për një mandat tjetër më 2013, për të rregulluar Ballkanin, dhe Basha kishte nevojë për një mandat të dytë në Tiranë për t’u rritur lulet që kishte mbjellë në saksi.

Por pas reagimit, ai u detyrua të shpjegojë pse kishte humbur etikën dhe ku qëndron problemi i Çilit:

“Kam pasur shumë komente nga miq dhe të afërm të mi, që më kritikojnë se reagimi im ndaj Çilit, ishte dispropocional në raport me miqësinë time me të, dhe faktin që kam qenë pjesë e projekteve të tij politike, si për mandatin e dytë dhe të tretë të Doktorit, ashtu dhe për një mundësi të dytë për Lulin. Në pamundësi t’u përgjigjem tek e tek të gjithëve, po ua shpjegoj çfarë më mërziti tek deklarata e Çilit.

E para, më mërziti e drejta e autorit, pasi unë jam botuesi i parë në Shqipëri, që e kam hedhur këtë si tezë tek gazeta Mapo. I mbusha dhe mendjen Çilit për këtë gjë, duke ia argumentuar se kjo tezë është një ndihmë në ditët e vështira për Doktorin dhe ai do na jetë mirënjohës. Çili ra dakord. Kështu që e bëmë së bashku atë projekt. Nuk e kuptoj se si ky njeri i pafytyrë, tani pasi më ka përdorur mua një herë për këtë punë, kërkon t’i marrë meritat vetë. Këtë nuk ja fal kurrë.

E dyta, është fakti se e njoh nga afër dhe Çilin, dhe Ramën. Ky i fundit është një mosmirënjohës i madh dhe nuk ka për t’i dhënë Çilit asnjë lek për këtë gjë. Unë jam rritur me të dhe kemi ndarë shumë gëzime e hidhërime bashkë, dhe herën e fundit që darkuam bashkë, i kujtova se si mamatë tona kanë pas ëndërr të bëheshim të mëdhenj një ditë dhe të drejtonim vendin. Unë flisja, ai shkruante mesazhe.

Pastaj i thashë:

-Ti ja arrite, u bëre Kryeministër, por unë do kënaqesha dhe me rimarrjen e TVSH. Kështu sigurojmë një mandat të dytë.

Aty ngriti kokën i hutuar dhe tha një “jo” të thatë.

-E ke arritur një herë kulmin në TVSH, më tha, nuk ia vlen më.

Dhe vazhdoi shkruante sms.

Nga ajo ditë nuk më del e keqja dhe nuk kam për t’ia falur kurrë.

Pra, kur Çili të njohë Ramën e vërtetë, do ta kuptojë që gaboi me këtë deklaratë. Unë e kam njohur, ndaj them.

Por kjo deklaratë mendoj se ka dhe anën e saj të mirë. Sapo botova shkrimin, sot më mori Luli në telefon dhe më tha si do vejë halli jonë, me këtë që ka bërë Çili.

-Po pse, nga Çili varet kjo punë, i thashë?

-Po unë ty dhe Çilin kam pasur si strategjistë fushate. Kjo që ndodhi është shkatërrim.

-Ngrije kokën lartë, i thashë. Ma jep mua gjithë fondin për strategjinë e fushatës dhe ke për të parë, që nuk do ta ndjesh mungesën e Çilit.

-Vërtet, tha!

Dhe mu duk i gëzuar si një fëmijë i braktisur që papritur dikush i zgjat dorën. Kjo më dha shpresë që do paguajë”.

2 komente në ““Obezi” shpjegon të këqijat dhe të mirat e deklaratës së Çilit”

  1. Manti says:

    Jepjani fondin dhe ke per te pare se Zheji do ta asgjesoj brenda nje dite ne kazino ku i ka mbetur shpirti qyshkur. Histori me bixhozçinj ku konkurojne paloka, patozi dhe nje aradhe deputetesh te tjere nga te dy kampet dhe çereku i qeverise. Tung

  2. Devolliu says:

    Po thuajani mo emrin me të cilin e njeh populli këtë “Obezin”; quhet mullah Omari dhe i bën hyzmet atyre që e paguajnë më shumë pasi i duhen paret dhe për bixhoz. Të tërëve iu ka shërbyer, Saliut, Tosit, Lul-ushit, Like Floririt madje ca më shumë pasi ai ia rriti tagjinë. Vetëm ky Edi Rama nuk po ia varr këtij LEGENI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje