Disa pyetje pa përgjigje të Sonilës për ambasadorin amerikan

2 Tetor 2016, 20:58Antena TEMA

Një sulm i padëgjuar ka nisur kundër Ambasadorit të SHBA në Tiranë, pse ambasada publikoi njoftimin e saj rutinë, për çdo miting politik në Tiranë, duke ftuar qytetarët të rrijnë larg protestës. Këtë radhë pas deklaratave të PD, se do organizonte protestën e 1 tetorit kundër ligjit të mbetjeve, ambasada përsëriti njoftimin, duke ju referuar si një miting i PD, dhe duke mos përmendur protestën e shoqërisë civile, pasi atë e respekton dhe nuk e quan të rrezikshëm.

Por meqë PD dështoi të  çonte njerëz në miting, e gjeti me sa duket armikun.

Në vend që të mërzitej shoqëria civile duket se është mërzitur PD. Dhe pas sulmeve që kryesisht vijnë nga portalet e Zenit shkëlqyen disa pyetje pa përgjigje të Sonilës.

Pyetja 1. Është interesante ta shikosh mënyrën, se si ju keni performuar me ardhjen tuaj, duke më shmangur mua si gazetare e rëndësishme, pa më dhënë asnjë intervistë. Isha kurioze ku do përfundonit me këtë iluzion të prodhuar, ndoshta nga ideja se unë kam qenë gazetarja kryesore e Beccetit, i cili po ashtu kishte një ëndërr ta bënte Shqipërinë një varrezë masive plehrash. Në fakt, thelbi i inoçencës së gjithçkaje në këtë pikë, ka të bëjë me faktin se unë isha me Beccetin, si një mbretëreshë e tij, por si inspiruese mediatike e tij. Nuk e kuptoj se si ju heshtët, kur atë e zbuan dhe folët për të ndihmuar rivalë të tij? Në perceptimin tim adekuat kjo është një inflacion proliks i ligjërimit diplomatik, që rreket të prodhojë një situatë absurde tranversale, me atë që ndodh në të vërtetë. Nuk di a më kuptoni dhe a keni një përgjigje?

Pyetja 2. Në vorbullën e gjithëthënieve për atë çfarë ju keni tentuar të bëni mbasditen e 30 shtatorit, më tërheq vemendjen principialiteti i rremë administrativ i kornizuar si një algoritëm i një përllogaritje dashakeqe kundër një fryme aspak të pavlersueshme, që duhet ta kishit si ambicie, qoftë dhe personale, për ta implementuar si sukses tuajin. Nuk arrij ta kuptoj, përse së paku nuk dëgjoni zërin e atyre opinionistëve që kanë në arkivën e tyre një histori plot larmi lidhur me pranimin e plehrave në Shqipëri, e konceptuar si pragmatizëm spiritual dhe matreal, në funksion të idesë se njerëzit ndryshojnë. Nuk di a më kuptoni dhe a keni një përgjigje?

Pyetja 3. E vetëdijshme se përfaqësoj zërin më të talentuar të opinionit publik, jam nga ana tjetër e predispozuar të ballafaqoj pikëpamjet katërcipërisht inkadeshente, me proliksitetin tuaj diplomatik, që zvarritet pas një konformizimi apokaliptik ndaj qeverisë, i cili në vetvete synon të na befasojë me idilin e një raporti aspak normal, lidhur me mënyrën, se si ju doni të perceptoni raportin tonë si shoqëri me plehrat dhe ta diktoni atë sipas një metode voluntariste, i cili nuk përputhet me amplitudën tonë pragmatiste me rastin në fjalë. Nuk di a më kuptoni dhe a keni një përgjigje?

Pyetja 4. Sipas gjithë gjasave, ju keni një raport aspak transparent me muret e rënda të diplomacisë amerikane, të cilat në vetëvete kanë nevojë të ndriçohen, qoftë dhe prej meje dhe kolegëve të mi, për t’i tejpërçuar me intuitën e një talenti genuin, frymën e një ngjizjeje antiamerikane, që po tentoni të prodhoni, për ta pasur si kapital adekuat, në situata të tjera që mund t’iu interesojnë, duke lënë mënjanë grupin më të specializuar të gazetarëve që është marrë me çështjen e plehrave, pranë grupit “Becceti” prej vitit 2004. Nuk di a më kuptoni dhe a keni një përgjigje?

Pyetja 5 dhe e fundit. Po mirë ne, po Çim Pekën nuk e beson?

2 komente në “Disa pyetje pa përgjigje të Sonilës për ambasadorin amerikan”

  1. Qerimi nga Qivrumi says:

    Dhe unë vajta e lexova të gjitha pyetjet e Sonilës……..po më merren mëndtë tani.
    Grida, ku je që të hëngsha të ndenjurat. Më mirë ti se sa kjo mis botoksi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje