Ristani proteston që Ed Ha Lim i ka vjedhur diagnozën

7 Tetor 2016, 19:55Antena TEMA

Kur nisi reforma në drejtësi dhe PD po bënte plane si ta bllokonte, skema e sëmurjes së anëtarëve të Komisionit, ishte e para.

Kështu, u ndanë disa tipe sëmundjesh. Ed Ha Lim u vendos që do largohej si i sëmurë me tumor. E zgjodhi vetë më të rëndën, pasi e donte dramatik largimin dhe donte të shikonte reagimin e popullit, nëse i vinte keq apo jo.

Ben Ristani kërkoi Hepatitin B2, që është afër AIDS. Kjo jo vetëm se i shkon jetës së tij liberale, por dhe është sëmundje që e ka fiksim.

Kurse Bylykbashi ishte përgatitur të shpikte hernie diskale, me qëllim që të justifikohej që nuk rrinte dot në tavolinë në mbledhje.

Tani që skandali i Ed Ha Lim u bë publik, d.m.th që ai ka gënjyer që ka qenë sëmurë kur iku nga Komisioni, ai për pak e tha të vërtetën publikisht që ishte me tumor.

Por kjo ngriti alarmin në PD dhe u detyrua ta përgënjeshtronte duke hapur fjalë që ishte Hepatit B2.

Kjo e ka zemëruar shumë Ben Ristanin, të cilit i ka vjedhur diagnozën. Në një e-mail, Ristani ka protestuar ndaj Lulit për këtë skandal:

“Zoti kryetar!

Më vjen shumë keq, por kur biem dakord për ca gjëra, duhet të jemi seriozë. Skema e sëmundjeve tona që duhej të përdorej për të bllokuar Komisionin ishte skemë serioze. Na caktuat secilit sëmundjet që deshëm dhe ashtu bëmë. Unë përveç të tjerash lexova goxha për Hepatitin B2 dhe AIDS.

Tani fare papritur ma vidhni mua këtë sëmundje dhe ia jepni Ed Ha Lim-it. Kjo është skandaloze, por dhe poshtëruese për mua, pasi nuk denjuat as të më merrni mendim.

Keni injoruar faktin që unë e kam zgjedh vetë atë sëmundje dhe kam lexuar dhe kam marrë plot njohuri për të. Nga ana tjetër, është dhe një sëmundje që më shkon, pasi çdokujt që mund t’i them nuk jam mirë kohët e fundit, menjeherë më thotë bëj analizat e hepatitit.

Vjedhja e kësaj diagnoze nga ana e Ed Ha Lim është një zhvillim i keq, për të cilën kërkoj ndërhyrjet tuaja, pasi është një sëmundje që nuk i shkon as Ed Ha Lim-it. Ai për ndonjë çikë vjedhje është shquar, por për nder, ka qenë i ndershëm… Secili të mbajë sëmundjet që kemi rënë dakord.

Juaji, Ben Ristani!

P.S. Pas kësaj më mbetet të zgjedh vetëm punën e alkoolizimit, por ajo s’më lejon të jem anëtar Komisioni”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje