Doktori: Ky dhe babai i tij kanë dhënë prova të pakundërshtueshme, se nuk e rrezikojnë pushtetin e Partisë Demokratike dhe timin personalisht. Përkundrazi ata kanë dëshmuar se sa herë kam pas nevojë, të më gjenden pranë. Për këtë arsye unë u uroj jetë të gjatë dhe të trashëgohen. Sa më shumë nipa e stërnipa të tillë të lindin, aq më të sigurt jemi.
Erion Veliaj: Kjo është martesa që i bën një nder të madh turizmit kulturor në kryeqytet, pasi Tirana është mbushur me trashëgimtarë të familjeve mbretërore, të cilët kanë shansin të shikojnë ndryshimin e madh të Tiranës. Më vjen keq që Leka I, nuk ka lënë fëmijë të tjerë, por shpresojmë që Leka i II të lindë sa më shpejt që të kem mundësi të promovoj pagesën e bashkisë për fëmijët e sapolindur.
Ilir Meta: Monarkistët na janë gjendur në ditë të vështira ne socialistëve dhe nuk duhet ta harrojmë. Kur në vitin 2002 na rrezikohej shumica, ishin deputetët monarkistë që na u gjendën pranë dhe na dhanë votat e tyre, për të mos u rrëzuar qeveria. LSI është një parti që ka në themel mirënjohjen dhe respektin për ata që kontribuojnë. Nuk mund t’ua hedhim poshte monarkistëve kontributin për ne.
Lulzim Basha: Jam shumë i lumtur që më në fund një nga këshilltarët e mi më të çmuar në Ministrinë e Jashtme dhe në Bashki sot po martohet. Falë këshillave të tij unë jam sot këtu ku jam, edhe pse PD duket sikur është në buzë të greminës. Shpresoj që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe me këshillat e tij unë të hedh një hap përpara.
Bujar Nishani: Shqipëria nuk shquhet vetëm për harmoni fetare por dhe harmoni sistemesh. Në asnjë vend të botës, nuk mund të egzistojë, që pretendenti për Fron të jetë Këshilltar i Presidentit të Republikës. Kjo tregon se nuk ka rëndësi forma e pushtetit, por përmbajtja.
Edi Rama: Leka të trashëgohet, me jetë të lumtur dhe ishalla lind ndonjë princ pretendent për kryetar PD, se kushtet i plotëson, është i gjatë si Luli.
O Mero, na kenaqe, te lutem shkruaj cdo dite sepse kur shkruan ti, sikur shkruaj une, per cdo problem, te lumte pena mos u dorzo kurre se ke te drejte, leri qente te lehin se ata nuk tremben me shkop por me vetingun, por une i dashur Mero jam me ekstrem se Edi, po te isha kryeminister do beja veting per cdo gje, deri tek polici i trafikut dhe portjeri i spitalit. Poshte njerezit anti veting rrofte populli yne i zgjuar, une skam cfare i bej mamase time, sepse ne kemi votuar per PD gjithe kohen, por ne 2013 jo pervec mamase time dhe e di pse, sepse pret te vij Saliu qe te mos paguaj dritat me pensionin qe merr, ky eshte moraLI I SHQUPIT. Vetem per nje gje me vjen keq, kur pacavuret e kazanit te Shqupit te quajne gazeta e Mjeros, mallkuar qofshin
EDI FOL TAMAM KAKKAK
Bravo o o o Mero! i ke rene ne te.