Karmina shpjegon çelësin e suksesit të saj në një hotel në Stamboll

12 Tetor 2016, 19:54Antena TEMA

Blogerja e njohur Karmina ka bërë sot publike surprizat që ka hasur në një hotel në Stamboll:

“Isha sot në hotel në Stamboll dhe ngela e mahnitur nga surprizat pa fund.

Surpriza e parë ishte, sa hyra në dhomën e gjumit dhe sapo ndeza dritën, në ekran u shkruajt “Mirësevini zonjushë Karmina.”

U çudita shumë ku ma dinin emrin, pastaj mendova që recepsionisti i hotelit, duhet të jetë ndonjë fans i imi në Instagram.

E pashë që nuk mi ndante sytë kur bëra check in.

Pastaj ndeza TV dhe doli përsëri emri im, ku shkruhej: “Ju uroj qëndrim të këndshëm”.

Ky mendova se duhet të ishte ndonjë fans më i madh dhe shpreson se mund të më takojë këto ditë.

Kalova disa fytyra në mendje, por nuk jam e sigurtë kush mund të jetë autori.

Shkova tek tavolina, gjej një shishe vere të personalizuar me emrin tim.

Nuk e di saktë çfarë mesazhi është ky, po me siguri që dikush po tenton të më ftojë për darkë.

Shkoj në tualet, gjej kapelen e dushit me emrin tim.

Ky me siguri që kërkon më shumë mendova, por po e lë me kaq.

E mrekulluar nga kjo surprizë, vendosa ta ndaj atë me ndjekësit e mi në Instagram.

Zeni do kënaqet shumë kur ta shikojë dhe mund të bëhet pak xheloz që nuk ishte shkruar emri i tij, por i imi, mendova me vete.

Megjithatë një veti që pëlqej shumë tek ai është se zakonisht preferon të rrijë në hije.

Ai ka besim tek unë ndaj investon, dhe sot është një ditë e rëndësishme për mua, pasi vërtet ka paguar një suitë të shtrenjtë, por ka detyruar hotelin të më shkruajë emrin në ekran të TV dhe në kapelen e plasmasit të dushit.

Ky është një detaj që tregon se me këmbëngulje dhe punë arrihet gjithçka.

Jam e lumtur që falë këmbënguljes dhe punës sime, por dhe të atij, arrita këtë sukses.

Ndërkohë e lumtur fika TV të shtrihesha në gjumë dhe befas në ekran u shfaq emri i tij.

“Kjo surprizë u mundësua nga Zeni”.

U ndjeva si e dashuruar ditën e parë.

Më kapi një dëshirë e çmendur të dilja në tarracë të hotelit dhe të ndizja fishekzjarre, por menaxheri më tha nuk lejohet se e marrin për grusht shteti, pasi Stambolli është gylenist”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje