Karmina shpjegon si e financojnë hotelet luksoze si blogere

13 Tetor 2016, 19:01Antena TEMA
Karmina shpjegon si e financojnë hotelet luksoze si blogere

Blogerja e njohur Karmina, ka bërë sot një sqarim për shtypin, se përse hotelet e shtrenjta e sponsorizojnë atë, duke i dhuruar suita luksoze falas.

Karmina çuditet se si shtypi shqiptar nuk e njeh atë për blogere, dhe sa mbrapa nga marketingu i hoteleve luksozë është ai.

Ja se cfarë shkruan Karmina:

“Më vjen çudi me shtypin shqiptar, si nuk ka arritur të kuptojë si funksionojnë hotelet luksoze.

Nëse ti je anëtar i klubeve të tyre, dhe ke plotësuar një numër të caktuar frekuentimesh, ti ke të drejtë të marrësh prej tyre herë pas here dhuarata falas.

Por nëse je dhe blogere e njohur, ata t’i paguajnë gjithë shpenzimet.

Unë kam shkuar mbi tridhjet herë me Zenin tek ky hotel në Stamboll, dhe gjithnjë kemi marrë nga dy deri tre suita luksoze, pasi kemi qenë dhe me miq, dhe natyrisht që këtë radhë unë e kisha falas.

Por siç e kam shpjeguar, surpriza ime ishte se ata e morën vesh që unë isha dhe blogere.

Ata kishin lexuar blogun tim dhe kishin arritur të mësonin se unë kisha lexuar Marylin-in dhe ishin mahnitur.

-Nuk e kuptoj si ke arritur ta lexosh gjithë atë libër, më shkruante menaxheri i hotelit. Unë mezi lexoj menunë e hotelit. Vetëm për kaq ti meriton të flesh gjithë jetën falas tek hoteli ynë.

Ka dhe detaje të tjera që ata kanë mësuar nga blogu im.

Përshembull, si kam birësuar një qen në Budva, apo si kam festuar ditëlindjen me fishekzjarre, si kam takuar për herë të parë babin e Zenit etj..

Kushdo që ka një blog të tillë, natyrisht që do të ketë një hotel luksoz falas.

Por kjo nuk do të thotë që unë jam e prirur për jetë luksi.

Në shenjë respekti për të varfërit, po postoj një pjesë nga fjala e babit të Zenit të mbajtur sot në Kuvend: “Një perde e rënd zie dhe trishtimi prej krimit nga një anë dhe prej luskit tuaj të shfrenar nga ana tjetër, ka mbuluar Shqipërinë. Ju të pangopur që flini në hotele luksoze, ju që harxhoni mijëra e miliona euro për dashnore e femra nëpër botë, ju që nuk iu dhimbsen fëmijët e pabukë mbetur rrugëve, ju që nuk iu intereson asgjë përveçse luksit dhe pasurisë, ju që i detyroni fëmijët të mbledhin kanaçe si në Sharrë,…po po dhe si në Gërdec, quajeni dhe atë krim shtetëror, ju do t’u mallkojë Zoti …”.

Kur e dëgjova këtë fjalim, isha me Zenin tek Spy e hotelit dhe e pyeta pse ishte kaq i nxehur babi.

-Seç ka vdek një djalë që mblidhte kanoçe, më tha, por e ngatërroi pak pa dashje me Gërdecin.

Të them të drejtën më erdhi shumë keq dhe vendosa që këtë shishen e verës që më ka fal hoteli me emrin tim, t’ia dhuroj familjes së viktimës.

Ndoshta e shesin dikur kur të jem shumë e famshme dhe fitojnë para.

E juaja, Karmina!”

1 komente në “Karmina shpjegon si e financojnë hotelet luksoze si blogere”

  1. manti says:

    Nje perde e zeze…….. keshtu e fillon fjalimin Saliu si karl marksi manifestin komunist. I eshte kthyer nostalgjise dikurshme te komuinizmit berisha, apo edne nuk e ka braktisur ate duke jetuar dhe vepruar çdo çast nen hijen e pamfletit te kuq?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje