Skrapar Buzhala arsyeton deklaratën e Enver Hoxhaj për Tiranën

18 Tetor 2016, 19:48Antena TEMA
Skrapar Buzhala arsyeton deklaratën e Enver Hoxhaj për Tiranën

Pas zhurmës mediatike mes Tiranës dhe Prishtinës, e cila u ndez pas deklaratës së ashpër të ministrit Enver Hoxhaj, analisti Skrapar Buzhala ka argumentuar përse ka të drejtë Enver Hoxha:

“Pikësëpari jam i mendimit me pas një farë reciprociteti historik mes Shqipnisë dhe Kosovës.

Prej vitit 1944 deri në vitin 1985 krejt Kosova e ka pas një udhëheqës dhe një idhull të saj, Enver Hoxhën.

Krejt kanë ëndërru me e pa një herë në vit në TV, nëse mundshin, apo të dëgjonin diku zërin e tij.

Ani disa patriotë kanë hy në burg pse kanë lexu librat e tij.

Nën këtë frymë dhe baba i Enver Hoxhaj, ja ka vu emrin djalit Enver, tuj e ditë se e kish mbiemrin Hoxha.

Këtu shkijet kanë ba pak problem dhe i është dasht me e kthy mbiemrin në Hoxhaj, mos me u duk njësoj.

Tash Enver Hoxha ka vdek dhe Enver Hoxhaj i ri i ka ra lapsi me qenë udhëheqës në Kosovë.

E me qenë në rregull puna mes dy shteteve, duhet tash Shqipëria me kthy sytë nga Enver Hoxhaj, me e pa atë si burrë shteti, apo si farë idhulli, me na e kthy borgjin historik që na kanë, tuj dasht Enver Hoxhaj e parë.

Minimum dikush duhet me hy në burg në Shqipni pse e përkrah deklaratën e Enver Hoxhaj, dikush duhet me e ngrit një organizatë pro tij, e në fund të fundit dikush duhet me i dal zot thirrjes së tij.

Pa e bë këtë punë dikush në Shqipni, s’do ketë kurrë marrëdhënie reciproke.

Nga ana tjetër kisha me thanë se Kosova e ka një plan me hedh në erë investimet strategjike të Shqipnisë dhe Serbisë për Kosovën.

Edi Rama ka bisedu me serbët për interkonjeksionin që lidh Shqipnine me Kosovën dhe më tej me Serbinë.

Interkonjeksioni janë do tela që çojnë rrymë sa andej- këtej, dhe shqiptarët e serbët po dun me na shit ne rrymë, kur nuk na puno TEC në Fushë-Kosovë.

Ne kena me i lënë me investu, por në fund nuk kena me u ble rrymën, nëse ata sillen kështu dhe kemi me ua çu dëm investimet.

Njëjtë dhe me autostradën që ata po e quajnë Nish – Durrës.

Nëse është Nish-Durrës, e jo Nish – Prishtinë – Durrës, ne kena me i ndalu në kufi mos u lidh me njëri- tjetrin, duke qit një rregull që kush hyn nga Serbia në Kosovë, nuk lejohet me dal për Shqipni dhe kush hynë nga Shqipnia në Kosovë, nuk lejohet me dal për Serbi.

Kështu ata kanë me i hargju lekët kot, veç për Kosovën.

Kjo bllokadë do të vazhdojë derisa të jetë Edi Rama në pushtet.

Nëse ndryshon puna dhe vjen koalicioni Berisha – Meta, është hesap tjetër.

Kqyrim llogaritë pastaj dhe shohim e bëjmë”.

2 komente në “Skrapar Buzhala arsyeton deklaratën e Enver Hoxhaj për Tiranën”

  1. ☆Gopisti i NSHRAK-utt~☆ says:


    Nji pytje una e kam
    Për qat zotriun Buzhala
    Ti po e ndrojke emnin
    Po ky s’e ka ndrru hala?!
    .
    Se gjakun e kombsinë
    E ban qyshsi po don
    Po emnin e shtrejt Enver
    Qe besa nuk e ndrron!
    .

  2. Delli USA says:

    Mero,me nje gure ke vra dy zogj,Skrapar Buzhala,I ke thene te tera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje