Qeveria e Kosovës shpall 10 pikat kundër Edi Ramës

17 Tetor 2016, 21:47Antena TEMA

Pas kthimit të Edi Ramës nga Beogradi, qeveria e Kosovës ka bërë një deklaratë zyrtare, ku shpreh dhjetë arsye përse nuk pajtohet me politikën e Edi Ramës.

Më poshtë deklarata:

Qeveria e Kosovës është e obliguar të paraqesë arsyet e veta, përse nuk e pranon mbrojtjen e Edi Ramës në Beograd.

Edi Rama ka folë pa leje tonën. Me kryministrin Mustafa, s’ka komuniku prej kohësh e me Thaçin veç kur ka qenë në Tiranë. Ai nuk na ka pyet kur ka shku në Beograd dhe as na ka pyet me e sqaru për policin me mbiemër Thaçi. Ai ka mendu se është kushëriri i Hashimit dhe e ka mbrojt, por ai është një hajn cigaresh që na ka ngel në dorë.

Edi Rama nuk mund të përfaqësojë qeverinë e Kosovës, as kryeministrin e saj, pasi ai është i gjatë 2 metra e 3 centimetra, e kryemisntri i Ksovës 169 cm. Pra ka jo vetëm diferencë ideore, por dhe fizike.

Edi Rama e kishte një gravatë plot lule dhe kisha të fshehura poshtë tyne, që janë mesazhe masonësh, e ne nuk pajtohena me kësi mashtrimesh. I dum gjanat haptazi. Ngjyra e gravatës të jetë uniform, ose e kuqe me një vijë të zezë, ose blu me gjashtë yje të verdhë. Kombinime të tjera nuk pranohen.

Edi Rama i ka taku liderët shqiptarë të Prshevës me Vuçiçin dhe ata janë ndjerë ngushtë dhe s’kanë mujt me fol se u ka ardh zor prej të dyve. Rama e ka bë me qëllim që ata mos me fol, pasi duke qenë të gjithë bashkë, s’kanë pas mundësi me sha njëni- tjetrin.

Edi Rama e ka veç një shok në Prishtinë, Baton Haxhiun, e gazetarët e tjerë detyrohen me pas shok Ilir Metën e Sali Berishën. Dhe kjo nuk ban.

Edi Ramën e kanë mbrojt në Tiranë jo se e dojnë, por se nuk na dojnë na. E për këtë arsye, ne nuk kena interes me e dasht Shqipërinë dhe e po e shpallim armike.

Edi Rama e ka ofendu ministrin Hoxhaj gjatë kthimit nga Beogradi herën e pare, kur ishte dy vjetët e shkuara. Kur qëndruan në Prizren me hëngër drekë, Enver Hoxhaj u ngrit me çu një dolli për Edi Ramën dhe ai e ka fye në sy të gazetarëve. I ka thënë “Ulu mos na ça trapin”. Enveri e ka raportuar vonë këtë incident, ndaj po reagojmë tani.

Gjatë drekës në Prizren, Rama ka shfaq bezdi nga qoftet Syla, çka tregon se ai është kundër identitetit kosovar.

Në librin Kurban, që u promovua në Serbi, ai ka pas disa pasazhe kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës. Përkthimi në serbisht i tij, tregon se ai ka synuar me diskretitu dy politikanët shqiptarë në Beograd, ndaj ne nuk mund ta tolerojmë.

Do ndërmarrim një fushatë për ndryshimin e krejt emrave të qytetarëve tanë me toponime të Shqipnisë, duke i detyru me vënë emra me toponime të Kosovës. Ata që kanë shtetësi të dyfishtë, do të lejohen të mbajnë të dy emrat. Përshembull, Skrapar Buzhala është në rregull, pasi emri është një qytet në Shqipni, dhe mbiemri është një katund në Kosovë.

4 komente në “Qeveria e Kosovës shpall 10 pikat kundër Edi Ramës”

  1. Baba says:

    Edi Rama nuk duhej te bente vizita ne Beograd pa koordinimin me Qeverine e Kosoves.
    Beogradi ende fsheh 2000 (mije) minj serbe, qe kane lyer dyert me gjak shqiptaresh. Te kapen kriminelet, pastaj shohim e bejme per nje vizite ne Beograd.
    Jane perdhunuar me qindra vajza shqiptare gjate Mars-Prillit te vitit 1999. Nese dikujt kjo i tingellon si nje shaka, atehere, urgjentisht te vizitohet te mjeku psikolog.
    Mbi 20 mije te vrare dhe qindra e mijera shtepi te bombarduara nga Serbia. Demshperblim , falje publike, pastaj shohim e bejme per nje vizite kortezie.
    Libri “Kurban” nuk duhej promovuar ne nje vizite zyrtare.

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      Morët vesh
      E kush s’e mori
      Edvini
      Maskën e çori
      Ujë ma s’mbante
      Taratori.
      Dhe gatuan
      Dhjetë pika …
      Vazhdo Mero
      Se unë ika ?

  2. Trimi says:

    Rama eshte Trim por dhe i Zgjuar….shume Patriot….po sariten ta kuptojne kete Kosovaret…..seshte faji Jone

  3. arben says:

    ehiii djema a e dini se eri rama eshte armik i kosoves sepse nuk ka ngren qoftet ne restorant ,nuk ka vene kollare me stemen e shqiperis apo kosoves,nuk eshte treguar qytetar sepse i ka thene enver hoxhes ik ulu mos na caj trapin etj etj……o gje e shpifur a keni tru ne koke a jo me ato qe shkruani e thoni se po beheni gazi i botes .po perse nuk thoni qe ai enver hoxha qe keni ju eshte nje jihadist qe rekluton shqiptar per te luftuar ne siri ku ka plot deshmitar qe e thone ,apo per keto sju plas bytha ju .doni apo sdoni ju edi rama do ta mbroj kosoven jo per ju alabak qeveritar te kosoves por per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje