Disa nga argumentat e Doktorit, për debatin Shqipëri- Kosovë

20 Tetor 2016, 19:00Antena TEMA

Në një letër sqaruese drejtuar analistit Skrapar Buzhala, Doktori paraqet pikëpamjet e tij për debatin Shqipëri- Kosovë, duke mos qenë dakord as me kritikët e Ramës, dhe natyrisht as me Ramën.

Doktori jep arsyet e veta më poshtë:

“I nderuar zoti Skrapar. Ndryshimi i madh mes teje dhe meje, vjen nga fakti se ti je një njeri që ke marrë emër qyteti, kurse unë vij nga një qytet, që ka marrë emër njeriu, sic është Bajram Curri. Ky është një ndryshim i madh dhe nuk e shikojnë vetëm ata që janë dritëshkurtër dhe mendjelehtë, dhe që i mashtron Rama duke sajuar beteja fallco.

Për të marrë emrin e një qyteti mjafton një minutë punë, dhe gjendja civile të regjistron, por për të marrë qyteti emrin e një njeriu, duhen njëqind vjet punë, një jetë e tërë.

Për këtë arsye ti nuk e kupton dot ligësinë e Edi Ramës, edhe pse bën sikur e kritikon atë.

Ai nuk ka ambiciet e tua që të vësh për emër një qytet të Shqipërisë. Ai do që Shqipëria të marrë emrin e tij dhe të quhet vendi i Edi Ramës.

Bile jo vetëm Shqipëria, por dhe Kosova.

Është kjo një arsye madhore, që ai  trajton shqiptarët si dele dhe i injoron ata.

Unë mendoj se ju që po sulmoni Edi Ramën në Kosovë jeni të paguar prej tij, që të duket sikur beteja e tij është e vështirë dhe t’ia rrisë faturën Sandrit të Beogradit.

Ai o zotëri ka shkollën e Sandrit të “Kinostudios”, që ta pret faturën pa nisur puna.

Dhe tani është duke i pre faturën Sandrit të Beogradit dhe i duhet zhurma juaj.

Ju jeni dritëshkurtër dhe keni rënë në kurth.

Nëse donit t’i prishnit punë Edi Ramës, duhet ta duartrokisnit dhe ai do mbetej keq, pasi do dukej sikur po priste në besë Sandrin e Beogradit.

Por ju nuk dini të bëni politikë.

Një tjetër problem juaj i madh është se ju doni me i nda shqiptarët në shqiptarë dhe kosovarë.

Kjo çon ujë në mullirin e Edi Ramës.

Ju duhet t’i ndani shqiptarët në shqiptarë dhe antishqiptarë të Edi Ramës.

Po ja arritëm kësaj, atëhere ne e vëmë përpara Edi Ramën.

Po i ndamë shqiptarët në shqiptarë dhe kosovarë fiton gjithnjë Edi Rama.

Por ju jeni dritëshkurtër dhe nuk e kuptoni këtë.

Edi Rama ka luftuar me vite t’ia arrijë kësaj dite dhe tani ju po ja dhuroni falas këtë ëndërr antishqiptare të tij.

Gjithë shqiptarët kudo që janë, 10 milion vetë, duhet të ndahen pro, ose kundër Edi Ramës. Vetëm kjo e shpëton kombin shqiptar nga  e keqja më e madhe që i kërcënohet.

Përfytyroni sikur Shqipëria dhe Kosova të jetë bashkë dhe ju të jeni kundër Edi Ramës ?

Ai kurrë nuk vjen dot më në pushtet. Ndaj ai investohet që të jemi të ndarë, që të sundoj Shqipërinë me Sandrin e tij në Kinostudio dhe atë në Beograd”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje