Karmina ndërhyn në debatin Shqipëri-Kosovë

23 Tetor 2016, 20:12Antena TEMA

Blogerja e njohur Karmina ka ndërhyrë në debatin Shqipëri Kosovë duke shprehur pikëpamjet e saj rreth Kombit Shqiptar dhe Kombit Kosovar. Në një postim të saj Karmina shkruan:

Ky debati për Kombin Shqiptar dhe Kombin Kosovar, më kujton akuzat që më bën mua, disa ditë më parë, sikur unë kam bërë ndërhyrje me botox dhe kam krijuar një identitet tjetër. Në fakt jam 100 për 100 natyrale. Le të themi që jam më autentike se çdokush tjetër, përsa i përket anës fizike dhe orgjinalitetit të trupit.

Pra njeriu ka një identtet dhe le të themi se ai nuk mund të deformohet.

Nëse unë do kisha bërë botox, natyrisht do isha ndryshe, por kjo nuk do të thotë që do kisha idenitetet të ri. Unë prap kjo që jam do të isha.

Prandaj le të themi se ky debati më duket kot.

Unë dhe tek Libri i Merlyn, nuk e kam ndeshur kurrë këtë shqetësim, edhe pse ajo kishte origjinë të përzier.

Dje e diskutova dhe me Zenin këtë çështje. Dhe ai ishte kundër identitetit kosovar. Dhe e ilustroi me veten e vet. Ai ka një gjyshe serbe, një gjysh nga Mali i Zi prej nënës, dhe një gjysh e një gjyshe nga Tropoja nga babai. Sipas këtyre ai duhet të jetë shqiptaro-serbo-malazez. Në fakt ai është 100 për 100 shqiptar.

Pastaj aty ishte dhe mbesa e Zenit. Ajo tha që unë një gjyshe e kam me origjinë serbe-malazeze nga nëna, një gjysh nga babi e kam boshnjak, dhe një gjysh nga nëna e kam shqiptar. Kështu që i bie të jem shqiptaro-serbe- boshnjake, por unë në fakt jam 100 për 100 shqiptare.

Pra të dashur fansa të mij, ky debat, le të themi që nuk duhet të vazhdojë më. Përderisa për mua shkruajnë gazetat e Kosovës, le të themi si blogere e njohur dhe përderisa unë vazhdoj t’i kuptoj këta të Kosovës kur flasin, mendoj se jemi ende një komb. Kjo puna e flamurit pastaj është gjë tjetër. Ne na pëlqen e kuqja dhe e zeza atyre u pëlqen bluja dhe e verdha. Është si puna e garderobës që veshim. Ne të Dolce Cabanës i kemi plot me ngjyra.

1 komente në “Karmina ndërhyn në debatin Shqipëri-Kosovë”

  1. D. Didani says:

    Nje trajtim brilant i demografise nga Karmina.Ndryshimi i kombeve dhe shteteve,i ngjyrave dhe rracave eshte si veshjet…! Ne fund te fundit veshjet jane te ndryshme por njerzit jane njelloj: Te gjithe jane njerez! Ky eshte nje studim qe Nard Ndoka e ka ne projekt per Master!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje