Flamuri ankohet tek Nishani për Ed Ypin

25 Tetor 2016, 19:53Antena TEMA

Disa banorë të Shishtavecit i bënë Edi Ramës një ankesë, për një gazetar që i ka fyer në gazetë. Ishte fjala për një person që firmos me Ed Ypi. Në fakt të gjithë e dinë që ky është një njeri që sillet rrugëve, por nuk e dinë se në të vërtetë është një ish- oficer i SHIK të Gazidedes, që tani paguhet si rrogëtar nga Nishani.

Për këtë shkak, Flamuri u ul dhe i shkroi një letër proteste Nishanit për gjestin që ka bërë:

“I nderuar zoti Nishani.

Siç e patë, banorët e fshatit tim janë të revoltuar nga këshilltari yt për shtypin, Ed Ypi, i cili ka shkruar se banorët e fshatit tim janë sllavë dhe në hyrje të fshatit duhet të shkruhet “Dobërdan”.

Tani unë jam vendosur në pozitë të vështirë, pasi ky tipi që shtiret si i çmendur, nuk ka pse punon në Presidencë.

Biles sipas informacioneve që kam, ju i jepni dhe 30 mijë lekë dita për të pirë kafe dhe për të bërë propagandë nëpër kafene.

E vërteta është se kur e kemi pasur tek SHIK i Gazidedes, ai ishte korrekt, pasi nuk shkruante nëpër gazeta, por vetëm spiunonte oficerët e SHIK tek Gazidedja. Sa herë ja varte punës, Gaziu i vinte mbi tavolinë dosjen që ka spiunuar villain, dhe ai mobilizohej.

Pastaj erdhën socialistët dhe nuk e lëvizën nga puna, por i thanë puno nga shtëpia, por me kusht të shash Doktorin dhe të mbrosh Pollon. Ashtu bëri. Sa herë ja varte punës, i tregonin prapë dosjen.

Pastaj i hipi dashuria për Edi Ramën dhe u bë fansi i tij kryesor deri më 2009. Edhe ky legeni ja dinte këtë punën e dosjes.

Tani, nuk ta kam borxh që të më shkatërrosh zonën elektorale, duke punësuar një të çmendur në Presidencë, dhe duke më fyer banorët e fshatit tim.

Të jesh i sigurtë që ai tani është urdhëruar nga Edi Rama të shajë zonën time elektorale, që të më armiqësojë mua me zonën. Se nuk ka mundësi që banorët e fshatit tim të lexojnë gazetën dhe të kuptojnë që ai i ka sharë. Me siguri Edi Rama vazhdon ta përdorë atë si spiun në radhët tona, pasi dhe vëllain ja ka futur në punë shteti në qeveri.

Kur u bëre president, patëm një bisedë të ngohtë bashkë, pasi më lëshove psotin e ministrit të Brendshëm. Të thashë që më në fund erdhi dhe dita jonë, unë do bëhem minister, ti do bëhesh president. Dhe ramë dakord që Doktorit i duheshim si budallenj.

Tani ti duhet ta kuptosh diferencën mes një budallai dhe një të çmenduri. I çmenduri e manipulon budallain. Dhe kam frikë se ky Ed Ypi po të keqpërdor dhe jam i sigurtë që vazhdon bashkëpunimin e fshehtë me Edi Ramën.

Ndaj ju ftoj të merrni masa dhe ta ndëshkoni, pasi ky tipi nuk është çudi që pas disa muajsh të shkruajë dhe për ty dhe të tallet me hallet e tua.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje