Siç dihet Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, si Gjykata më e lartë në vend, vendosi të mos japë mendimin e saj për ligjin e “Vetting-ut”, por t’i kërkojë Komisionit të Venecias një mendim dhe pasaj të shprehet.
Në shkresën përcjellëse që po bëhet gati thuhet:
“Të nderuar anëtarë të Komisionit të Venecias.
Po ju dërgojmë për mendim një ligj të miratuar nga Parlamenti, që kërkon ta na kontrollojë ne gjyqtarëve, për çdo lek që kemi marrë, dhe për cdo pasuri që kemi të dhuruar nga vjehrri, vjehrra, vëllai, miqtë dhe të dashurit e të dashurat.
Ne e konsiderojmë këtë një padrejtësi të madhe, pasi synon të nxisë disa vese të këqija në shoqëri.
E para kërkon të nxisë mungesën e solidaritetit në një shoqëri ku vjehrri, vjehrra, vëllai motra shoku apo shoqja të mos t’i dhurojnë askujt asgjë pasi quhet shkelje. Kjo është një tendencë për të përçarë kombin shqiptar dhe për të futur armiqësinë në familjet shqiptare.
Së dyti ligji kërkon të nxisë njerëz pa mbështetje në vend, mundësisht fëmijë që janë rritur në jetimore të bëhen gjykatës apo prokurorë, pasi ai kërkon llogaritë dhe pasuritë e gjithë fisit. Vetëm dikush që është rritur në shtëpi të fëmijës, mund të bëhet gjyqtar pas kësaj, se ai ka nënë qeverinë dhe baba kryeministrin. Ne të tjerët jemi njërëz me fis e kushërinj dhe nuk mund t’i persekutojmë ata për shkak të zanatit tonë.
Së treti kjo punë duket e nxituar shumë dhe ka të bëjë me faktin që këta ambasadorët e Perëndimit këtu në Tiranë janë betuar se do fillojnë nga puna menjeherë. Prandaj thamë ta marrim me nge, t’ua çojmë ju para krishtlindjeve, ta hapni aty nga fundi Janarit, të na dërgoni përgjigje para pashkëve, ta përkthejmë aty nga maji dhe e japim vendimin në Qershor.
Vetëm kështu mund të qetësohen gjakrat dhe të shpresojmë se ndryshon dhe situata.
E fundit që është dhe më e rëndësishmja, ka të bëjë me faktin se ne si Gjykatë pyetemi gjithnjë nëse një ligj përputhet apo jo me Kushtetutën, kurse ky ligj na kërkon të dimë a përputhemi ne apo jo me ligjin. Ndaj dhe ne kërkojmë një gjykatës tjetër dhe ju kemi zgjedhur ju të na thoni a përputhemi me ligjin apo jo dhe nëse nuk përputhemi, kush duhet hedhur poshtë, ligji apo ne?
Ne po u japim ju rastin të bëni ndonjë lek me këtë gjyq, pasi është e sigurt se ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin do vijnë t’u takojnë në Venecia dhe do t’u vënë para një çek me 20 milionë euro të votoni kundër nesh. Ata tentuan dhe tek ne, por ne i refuzuam paratë se jemi të ndershëm. Ndaj mendohuni mirë dhe ruani integritetin. Mos pranoni t’u korruptojnë me çeqe se janë fallco se ashtu deshën të na i japin dhe ne. Por tradita jonë 25 vjecare na ka mësuar se vetëm Cash është i sigurtë Jini vigjilentë!”
Nuk kan faj kto kurva e kto kriminel gjygjtaresh
Fain e ka populli qe nuk i mer fatet e veta dhe te femijeve te vet ne dor e tju qij neat motrat e grat ku ti ken ti djegin te gjall kto mut politikanesh e gjygjtaresh
Popull frikacak popull pa byth
MIr ja u bejn politikanet dhe gjyqtaret kaq dhe pak e keni meritoni dhe me shum me ate kok qe keni
Rrini vuani mir tju behet.
Arsyet për të hapur apo mos hapur negociatat janë ilimit .