Karmina flet për zgjedhjen e Trump: Edhe Melania është modele si unë

11 Nëntor 2016, 18:13Antena TEMA

Karmina ka thyer më në fund heshtjen për debatin më të madh në botë, zgjedhjen e Trumpit president.

Blogerja e njohur shqiptare shkruan për pritshmëritë që ajo ka nga ky zhvillim.

“Është fantastike kjo që ka ndodhur.

Burri i një modeleje të njohur, arrin të bëhet president i SHBA-së, falë saj.

Pas Marilyn, Melania është një nga idhujt e mi.

Jam përpjekur të vendos kontakte me të, por ajo nuk është blogere, dhe me sa duket nuk di të shkruajë si unë.

Por si modele ka qenë e mirë dhe them se mund të krahasohemi.

Partneri i saj, njësoj si imi, ka qenë i akuzuar për shumë skandale, por ai i ka injoruar.

Biles këtë timin e kanë akuzuar dhe për vrasje masive, atë vetëm për vjedhje masive.

Një gjë që më ka bërë përshtypje, është se në gjithë intervistat e Melanisë që kam parë, nuk kam ndeshur faktin, nëse e ka lexuar dhe ajo librin e Marilyn, apo jo.

Shpresoj ta ketë lexuar që të ndjehet intelektuale.

Melania po ashtu, është gruaja e dytë e Trump-it, njësoj siç unë jam gruaja e dytë e partnerit që kam.

Të gjithë këto ngjashmëri më bëjnë të ndihem e përkedhelur e fatit dhe krenare që një modele arrin ta bëjë partnerin e saj president të SHBA.

Por ngjashmëria më e madhe që ndiej se kam me Melaninë dhe Trump-in, është raporti me median.

Edhe unë me partnerin tim e kemi injoruar median e madhe dhe qendrore.

Ne kemi blogerët tanë në Facebook, dhe portalet tona me të cilat bëjmë imazhin tonë.

Blogerë të njohur të FB, si Bledian Këmba, Qim Peka, mbajnë në kontakt opinionin me planet tona dhe mbrojnë imazhin tonë në publik.

Një ditë ata do t’ia dalin t’i mbushin mendjen shqiptarëve se ne jemi çifti i duhur.

Melania nuk ka asgjë më shumë se mua.

Ajo ia doli vetëm si modele.

Unë jam dhe modele, dhe blogere.

Ah po, se harrova!

Melania është ballkanase, biles sllave.

Gjysma ime më e mirë po ashtu”.

1 komente në “Karmina flet për zgjedhjen e Trump: Edhe Melania është modele si unë”

  1. Kunji says:

    Ķjo KAR mina do k…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje