Në një letër shfajësuese nga Brukseli, Aldua i shfajësohej sonte Lulit për tradhtinë e Majlindës në Bruksel:
“I dashur kryetar!
Sot në mbledhjen e Komitetit, ka ndodhur diçka e rëndë, afërsisht si ajo e Fufit. Ne ishim duke pirë kafe para se të fillonte mbledhje dhe Majlinda ishte me ne në tavolinë. Unë e pyeta disa herë me takt, e do me sheqer kafenë, dhe i zgjata dy bustina sheqer. Ajo refuzoi t’i merrte.
Këtu më dogji. Mendova se punët nuk janë mirë.
Atëhere vendosa t’i ofroj një lëng portokalli.
As atë nuk e pranoi, se më bën keq për grykët, do flas, tha.
Aty fillova të dyshoj më shumë.
Çfarë do flasë kjo, thashë me vete, Luli mi ka dërguar mua udhëzimet.
Pashë në sy nga kolegët e mi dhe ata mu dukën dyshues.
E vërteta është se ajo e piu kafen pa sheqer. Pastaj u çua, iku në dhomë,në hotel dhe u kthye përsëri. Kishte ndërruar kostumin në një ngjyrë as blu, as e kuqe.
Dhe kjo qe pak e dyshimtë.
Një nga kolegët e mi më tha të të njoftoja, por mendova se pas tronditjes që pësove nga ikja e Fufit, kjo do ishte e tepërt. Mendova se nuk do ta çonte tradhtinë deri në fund.
Pastaj hymë brenda dhe u ulëm, zumë vendet. Folën deputetët me radhë. Foli Taulant Balla, i cili falenderoi që na kanë ndihmuar për reformën. Fola unë dhe u kërkova ta na ndihmonin të bllokonim reformën në Kushtetuese.
Pastaj foli ajo dhe tha mos na lodhni shumë, po hapini pasnesër negociatat.
Kjo ishte e papritur për mua dhe nuk munda ta parandaloja, pasi nuk dha shumë shenja para mbledhjes, përveç sheqerit të kafesë.
Tani e keqja u bë, dhe mendoj se duhet të marrim masa.
Ne si delegacion kemi vendosur të mos i flasim me gojë as në kafe, as në autobus dhe as në avion.
Në Rinas askush nuk do hipi në makinën e saj.
Propozoj që dhe ju si parti të merrni masat e duhura.
Të lutem mbaje sekret informacionin mos ta marrë vesh njeri që e kam dërguar unë. Aldo!”
Aldo, si gjithmonë
Kot sa është lodhur
Me bast, që akoma
S’kupton ça ka ndodhur.
.
Lehtë ja shet për djathë
Sapunë e shkumë deti
Kujën do kish vënë
Të ish gjallë Safeti.
.
Vetë Safeti Zhulali
Do ish turpëruar
Më mirë ta kish lënë
Vajzën pa martuar.
.
Nuk kupton derziu
As se ku ka qënë
As çfarë ka lexuar
As se çfarë ka ngrënë.
.
Të gjithë dimë në detaje ngërçin