Kunati shpreh shqetësime për librin e Blushit

5 Nëntor 2016, 19:52Antena TEMA

Shpresat që ka ngjallur për Lulin partia e Blushit janë të mëdha. Ai është i bindur se vetëm Blushi e di si mundet Rama dhe për këtë shkak, ka urdhëruar gjithë Kryesinë të lexojë gjithë veprën e Blushit, për të kuptuar strategjinë. Ndërkohë, Kunatit ju ngarkua detyrë speciale të siguronte kopjen e parë të librit “Kryeministri”.

Sot, Kunati i dëshpëruar i ka dërguar Lulit një analizë të librit të Blushit dhe parashikimet pesimiste të tij:

“I dashur Luli.

Librin e lexova. Nëse do besojmë ato që mendon Blushi, kemi marrë fund.

E para, ai mendon se KM do marrë dhe një mandat. Kjo do të jetë një gjëmë e madhe, pasi do kemi probleme brenda partisë.

Dhe Bujari ikën nga Presidenca, dhe tani i duket vetja ish- president zotërisë.

E dyta, parashikimi i tij është dhe më ogurzi.

Ai parasheh që KM do vritet në fund të mandatit të dytë nga një taleban, dhe kjo është shumë e rrezikshme, pasi do na e faturojnë ne dhe hajde duro kryeministër Erjon Veliajn, ose Saimir Tahirin, në rastin më të mirë.

E treat, që më duket dhe më shqetësuese, ka të bëjë me faktin se talebani mund të jetë dhe nga partia e Shpëtim Idrizit, dhe e marrin pushtetin çamët.

Kjo do sjellë egërsimin e Greqisë, ata do kthejnë refugjatët. Shqipëria do bëhet rrëmujë dhe me siguri qeveria do t’i sistemojë tek magazinat e Neranxit, se atë do shpallin agjent grek dhe do ta zbojnë në Greqi.

Prandaj mendoj se kemi nevojë ta korrigjojmë strategjinë tonë.

Blushin ta besojmë në atë që na thotë, por jo në ato që shkruan, se ato na hapin probleme dhe demoralizojnë njerëzit.

Për këtë kam një propozim.

Ta blejmë vetë gjithë këtë librin e Blushit dhe të mos gjendet në treg, se dhe ashtu njerëzit librat e Blushit, më shumë i dëgjojnë në TV, se sa i lexojnë.

Kështu ua shpjegojmë në TV si të duam.

Dhe Blushit i themi të mos e përmendë më atë punën e mandatit të dytë dhe atë vrasjen në fund ta sqarojë me gojë se kush do ta bëjë, se ajo mbahet mend, se nuk e lexon njeri çka shkruar.

Ndryshe do na prishë punë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje