Karmina uron fansat e saj: Paçi fatin tim!
Duke prezantuar veshjet e reja të sezonit dimëror, një palë të brendshme me tantellë dhe një pulovër, blogerja e njohur Karmina, ka uruar fansat e saj : Paçi fatin tim! Urim më kumptimplotë dhe më fatndjellës, nuk besoj se do ketë nga ndonjë blogere tjetër.
Pas mori vesh këtë deputeti Ruli, filloi të merrte konsulta lartë e poshtë, nga miqtë e tij që marrin vesh nga rrjetet sociale, si të bëhej dhe ai fans i Karminës, që të kishte fatin e saj.
-Po ja, -ka një buton atje, i tha një miku i vet, ku lexon “Like”, shtyp atë dhe bëhesh fans i saj.
-Punë dreqi tha Ruli. Dhe për t’u bërë fans i Karminës, nga Baba Likja kaloke.
Luli u kërkon besën gazetarëve mos të shajnë Doktorin
Luli mblodhi në një takim shumë gazetarë që janë afër PD por dhe të tillë që janë vetëm kritikë me qeverinë. Takimi u duk sikur synonte të krijonte një aleancë kundër qeverisë. Por Luli u tregua i kujdesëshëm në kërkesat e tij.
Në fund Bushati ju afrua dhe e pyeti:
-Ore di gjë pse na kishe thirrur sot? Se ne erdhëm me shpresë mos të ka dhënë leje Doktori të kërkoje ndjesë për pushtetin e tij.
-Ju kam thirrur të bëjmë një aleancë të gjerë kundër, krimit, drogës dhe mashtrimit qeveritar tha Luli. Por kjo është në dëshirën tuaj. Por të paktën nëse nuk na mbështesni në luftë kundër qeverisë, mos më kërkoni t’u bëhem aleatë në luftë kundër Doktorit. Se në rast se nga e para mund të humbas pushtetin, nga e dyta mund të humbas dhe kryetarllëkun.
Dy rivalët e LSI sulmojnë Metën pas votimit
Dy rivalët e Ilir Metës për postin e kryetarit të LSI, kanë sulmuar Ilir Metën, pas përfundimit të zgjedhjeve në LSI. Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku thonë se nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe se votat e adresuara për ata janë të falsifikuara. Ata deklarojnë se dhe vetë kanë votuar për Ilir Metën dhe gjithçka që ka dalë në rezultate është një mashtrim që synon t’i vërë ata në sherr me Ilir Metën. Ata nuk do ta pranojnë kurrë rezultatin e votimit dhe do luftojnë në rrugë ligjore në zbardhjen e së vërtetës Sipas tyre rezultati real është 100 për 100 për Ilir Metën. Çdo gjë tjetër është manipulim, thuhet në deklaratën e tyre.
Ffjhff ijhsnxjndj jhhhh