I dashur kryetar!
Sipas porosisë suaj, i bëmë sot të gjitha amendamentet, por nuk ja dolëm dot.
Me sa duket droga, krimi dhe korrupsioni ka pushtuar BE-në.
Me paratë e drogës këta duan të anëtarësojnë Shqipërinë në BE dhe kanë blerë gjithçka.
Po të rreshtoj disa fakte.
PD është partia më atdhetare dhe më kombëtare se PS.
Kjo u pa sot në Bruksel, kur ne ju lutëm deputetëve serbë dhe grekë që ata të votonin pro PD, ata mohuan.
-Kemi çfarë kemi me Shqipërinë, thanë, me PS nuk kemi gjë, dhe votuan pro PS .
Kjo tregon se serbët dhe grekët janë me PS dhe gjithë ato filmat që bën Edi Rama në Beograd dhe në Tiranë kundër Athinës, janë lojëra.
Po ti e di që serbët dhe grekët se tradhtojnë kurrë vendin e tyre, kështu që i bie, që ata të kenë votuar për të mirë të vendit të tyre, pro PS.
Dhe vota e tyre është bashkuar me votën e Edi Ramës, kundër Shqipërisë, për ta futur atë ende të papërgatitur në vallen e negociatave me BE, që ta rrjepin të gjallë si Tito në vitin 1946.
Lidhur me çështjen e Majlindës, ka disa zhvillime.
Por dhe këtu ka dorë mafia.
Më pyetën ata çunat e Lapsit për sherrin me Bregun dhe u thashë që nuk jemi dakord të bëhet kryenegociatore, pasi siç ka shkruar gazeta TemA në vitin 2011, ajo ka një motër që është martuar me një burrë, që ka pas ortak një italian me emrin Prudentino dhe që është akuzuar si mafioz.
-Kjo është e rëndë, u thashë .
Këta ja përsërita dhe përfaqësuesve të Komisionit dhe ata më falenderuan që e lexoj gazetën TemA.
U vura pak në siklet, por u thashë që e lexoj rrallë, kur më thonë.
Kështu që mendoj se dhe ti duhet ta përdorësh këtë tezë, që të jesh në një gjatësi vale me mua.
Dy eurodeputetët që mbulojnë Shqipërinë vunë si kusht vetëm zhbllokimin e Vetingut.
Unë u thashë ky është presion mbi Gjykatën Kushtetuese, pasi tek ne gjykatat janë të pavarura.
Ata më panë një herë të çuditur, pastaj seç i thanë njëri- tjetrit në vesh dhe qeshën.
Më duket se janë tallur me gjykatësit njësoj si ata bosët mafiozë të drogës.
Genc Pollo u përpoq dhe dërgoi disa sms tek ca miq të tij gjermanë, por dhe ata i kishte blerë Edi Rama dhe ishin pro hapjes së negociatave.
Kështu, dështuam dhe aty.
Tani mendoj se e vetmja zgjidhje është që nesër të themi se aleanca serbo- greke me mafian e Tiranës blenë Brukselin.
Vetëm kështu demokratët do e kuptojnë të vëtetën tonë si patriotë dhe tradhtinë e tyre ndaj kombit shqiptar.
Aldo!”
O Mero ti tallesh me ta ,por shqupistet keto i mendojne cdo dite si te verteta,
Medet ju more te mjere,medet dhe ne qe ju mbajtem kaq vjet mbi krye.
Ajo qe votoi per hapjen e negociatave ishte aleanca e ndershme dhe votoi per Shqiperine Evropiane,ndersa ju PD-istat jeni me aleancen e Milosheviceve dhe dhendurreve te tij kontrabandiste.
Armiku ngelet armik