Pas fitores së Donald Trump-it, Doktori u ul dhe i shkroi një letër të gjatë, ku pasi e uron për fitoren, i tregon gabimet e politikës amerikane në Shqipëri dhe si duhen korrigjuar:
“I dashur Trump! Nuk të flas dot Donald, se është një tjetër këtu që më prish gjakun.
Ti nuk e merr dot me mend gëzimin tim sonte në mesnatë kur ti u shpalle fitues.
Kemi tre vjet nën presion dhe terror nga administrata amerikane, e cila është e lidhur me bandat e krimit dhe mafias në Shqipëri, dhe kërkojnë eleminimin tim politik dhe fizik.
Janë disa veprime që janë bërë në emër të politikës amerikane që duhen të anulohen menjeherë.
E para, është ligji i dekriminalizimit.
Sipas këtij ligji, një qytetar që ka një denoncim penal për vjedhje, dhunë, ose ngacmim seksual, duhet të ndalohet të bëjë karrierë politike.
Sipas kësaj llogjike, ti që ke 4891 padi të depozituara për ngacmime nga qytetarët, duhet të mos garoje për president.
Nga ana tjetër, ligji penalizon biznesmenët të merren me politikë, nëse verifikohet se ata kanë ndonjë kallëzim për evazion apo diçka të ngjashme, në raport me shtetin.
Sipas kësaj llogjike, ti që s’ke paguar asnjë taksë në SHBA, nuk duhet të bëheshe president.
Ligji është bërë pak a shumë sikur të ishte bërë kundër teje.
Ambasadori Lu dhe njerëzit e tjerë të administratës së vjetër të SHBA, na e paraqitën si porosi nga SHBA, por tani që ti u bëre president, ne na u hapën sytë dhe e kuptojmë se kjo që po na bëjnë ne sot, është eksperiment që do ta aplikojnë tek ty nesër.
Nuk është çudi që pas dy vjetësh në SHBA të vijë Taulant Balla me Astrit Patozin, të japin përvojë për ligjin e dekriminalizimit, me qëllim që të të nxjerrin ty nga politika.
Ja, këtë na ka bërë ambasadori juaj këtu. Na ka imponuar një ligj që po ta zbatosh në SHBA, të godet vetëm ty.
Një tjetër problem i rëndësishëm është reforma në drejtësi.
Këta duan të zgjedhin gjyqtarë të rinj dhe prokurorë që të fusin në burg biznesmenë dhe t’i detyrojnë ata të bëjnë çfarë do pushteti.
Është njësoj sikur kanë dash të ta bëjnë ty me gjyqe në SHBA, por që ti nuk je përkulur.
Edhe ne qëndrojmë fort në këtë pikë, por na duhet dhe ndihma jote.
Së fundi kisha dhe dy fjalë për atë që kemi akoma kryeministër.
Ky të shau ty gjatë fushatës dhe infektoi edhe këta të partisë sime, që për pak të flisnin dhe këta.
Unë nuk i lejova.
Por ambasadori juaj këtu i gënjeu dhe një ditë vetëm kur i pashë të gjithë tek Konventa e Klintonit.
-Po ju pse shkuat atje, u thashë, ajo është e majtë, ne jemi të djathtë?
-Nuk fiton ai, më thanë, kemi Podestën tek Hillary. Na pagoi dhe biletat.
Por ti mos ua vë re, se janë të papjekur.
Ajo që dua unë nga ty, është të urdhërosh ambasadorin t’i bllokojë këto ligjet që ka hartuar në emër të Amerikës dhe të bëjë ca të reja, pasi të vijmë ne në pushtet.
Në fund dua të ndaj me ty një sekret.
Unë e ti i kemi të dy gratë jugosllave.
Unë e kam serbe, ti e ke sllovene.
Pra jemi të dy dhëndurë të Jugosllavisë së Titos.
Duke shpresuar se ti do ta qetësosh rajonin tonë, dua të them se sot vetëm serbët dhe unë jemi shumë të gëzuar në Tiranë, se këta të tjerët i ka infektuar ky i qeverisë dhe kanë frikë të gëzojnë akoma.
Do të takohemi dhe do të tregoj më shumë nga afër. Doktori!”
Tani PD e ka more ne Dore kunati. ka marre dhe zyre ne parti dhe ka nisur te therrase ne raport gjith sekretaret……
Jemi në botën informatikë ndaje secili noton