Deklaratat përshëndetëse nga Tirana për Donald Trump

10 Nëntor 2016, 17:48Antena TEMA

Lulzim Basha: Zoti president! Më lejoni t’ju uroj nga zemra për fitoren tuaj. Unë që po ju uroj jam kryetari i opozitës në Shqipëri, por jetoj në Holandë. Mos më paragjyko për orientimin seksual, pasi pavarësisht Holandës, jam straight. Unë flas nga një vend ku sundon mafia e drogës dhe krimit dhe që më ka detyruar mua dhe kolegët e mi të djathtë disa muaj më parë, të shkojmë me dhunë, nën trysninë e pistoletave tek koka, në Konventën e “shtrigës” Hillary Clinton. Na e bë hallall atë, se kemi qenë nën presion dhe të lutem eja na ndihmo të shpëtojmë nga kjo mafie, se nuk ia dalim dot vetë.

Sali Berisha: I nderuar president Trump. Unë që po të shkruaj jam një katolik nga Iballa e Pukës që dhuna osmane më ktheu në mysliman dhe më degëdisi në Tropojë, prandaj mos më paragjyko.

Vetëm ti mund të më kuptosh mirë se çdo të thotë të luftosh me Clintonët. Unë bëra me ta një betejë tre vjeçare, nga viti 1994 deri më 1997, por nuk ia dola dot. Nuk lanë gjë pa përdorur, në fund deri dhe ushtrinë për të më zbuar nga pushteti. Sot ndjehem sikur kam marrë hak.

Ilir Meta: I nderuar zoti Trump. Unë jam kryetari i Parlamentit të Shqipërisë dhe në një qeveri me Edi Ramën, por mos më paragjyko, se unë nuk kam qenë kundër teje. Biles i kam bezdi gjithë këta përfaqësuesit që keni në Tiranë. Shpresoj që ardhja juaj të shërbejë për një rifreskim të tyre dhe t’i shikojmë me qetësi disa probleme të ngelura hapur, për ligjet që kemi miratuar. Fjala vjen, zgjedhja juaj në krye të SHBA, e bën pa kuptim ligjin tonë të dekriminalizimit, pasi duket sikur thoni “bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë”. Kam besim se ju do ta merrni seriozisht këtë çështje.

Koço Kokëdhima: I nderuar zoti president. Kam që nga viti 1998 që e pres këtë ditë. Jam përpjekur të bëj çfarë ke bërë dhe ti në karrierën tënde, përfshi dhe futjen në politikë, por aty kam bërë një gabim. Vendosa të bëhesha një herë ushtar, pastaj kryetar. Tani e kuptoj që duhet të kisha kandiduar në vend të Edi Ramës dhe atë ta bëja deputet. Tani do ishin punët ndryshe. Sidoqoftë, shpresa vdes e fundit. Nën frymëzimin tënd do t’ia nis nga e para.

Nikollaq Neranxi: I dashur president Trump. Unë që po ju shkruaj jam një armik i armikut tuaj. Duke ju uruar fitoren në zgjedhje, të ftoj t’i bashkohesh dhe ti frontit ndërkombëtar kundër Edi Ramës. Deri tani kam kontaktuar kryeministrin e Greqisë dhe ai është dakord për një sulm të koordinuar edhe me ju. Ai ka tentuar të më prishë një garazh në Himarë, aty ku unë kam fituar milionëshin e parë. Është njësoj sikur t’ju prishë ju dikush “Atlantic City”. Të lutem na ndihmo. Erdhi dita jonë!

Shpëtim Idrizi: I nderuar zoti Trump. Unë që po të shkruaj përfaqësoj një pakicë shqiptarësh të zbuar nga Greqia. Kemi një pazar. Aty kemi rreth 2 milardë euro pasuri. Po vij të të sjell hipotekat, po t’i lë me tridhjetë për qind. Po kapëm gjë, ke dhe një dhjetë për qind fee sukses. Me respect, ShpëtimiQ

Qim Peka: I nderuar zoti president. Portali im promovon një modele dhe blogere të njohur të quajtur Karmina. Është njëlloj Melanie. Ka dhe ajo ato te bukura, si Melania. Të lutem ndihmo burrin e saj të bëhet si ty. Milionëshin e parë njësoj e keni bërë, por ai ka nevojë të dijë si të vazhdojë

3 komente në “Deklaratat përshëndetëse nga Tirana për Donald Trump”

  1. Theo says:

    O Mero, je i madh, kam qesh me lot, se nuk qaj dot, se nuk me le ti. Para kater vjetesh te kam share shume, por do te me falesh sepse nuk kisha lexuar kurre antenen tende, qe duket si shaka per eshte me shume se e tera e vertet

  2. Ivan i madh says:

    Mero bravo e ke zvendesuar Karminen me Qimin me sa duket kur Karmina eshte me lejen e muajit(dmth me ato) ose jashte Zenka i babit ben seks me Qim pordhen dhe besoj e zvendeson denjesisht dhe sendjen mungesen e saj.

  3. says:

    I kemi thënë administratës Trump që të rruaj Beogradin dhe Jeruzalemin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje